LAJMI I FUNDIT:

Dy ndeshjet e fundit të javës së 13-të zhvillohen sot, interesant në Prishtinë e Mitrovicë

Dy ndeshjet e fundit të javës së 13-të zhvillohen sot, interesant në Prishtinë e Mitrovicë

Dy ndeshjet e fundit do të luhen në kuadër të javës së 13-të ne elitën e futbollit kosovar.

Në fakt sot në fushë do të zbresin dy skuadrat gjilanase që do të luajnë ndaj ekipeve të pjesës së poshtme të tabelës.


Gjilani është nikoqir i Ferizajt, por këtë takim bardhekuqtë do ta luajnë në Mitrovicë për shkak të dënimit që kanë marrë nga FFK për pezullimin e fushës.

Skuadra e Gentjan Mezanit synon të rikthehet te fitoret pas humbjes nga Trepça ’89 javën e kaluar.

Në anën tjetër Ferizaj ka pësuar tri disfata radhazi dhe udhëton për befasi në Mitrovicë.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe në kryeqytetin kosovar, ku Flamurtari është nikoqir i Dritës.

Vendasit nuk dinë për fitore në tetë takimet e fundit, ndërsa Drita kërkon triumfin për mos të lënë Ballkanin të shkëputet në tabelë. /Telegrafi/