Jens Petter Hauge ishte një nga protagonistët kryesorë të triumfit të Bodo/Glimt në “San Siro”, sukses që çoi në eliminimin e Inter nga Liga e Kampionëve.

Sulmuesi norvegjez, autor i një prej golave vendimtarë, foli pas ndeshjes për një arritje që e cilësoi historike për klubin e tij.


“Për ne kanë qenë dy ndeshje të pabesueshme. E dinim se do të ishte shumë e vështirë kundër një skuadre fantastike si Interi. Tani jam jashtëzakonisht i lumtur. Kemi shumë besim te projekti ynë dhe po e tregojmë këtë edhe në Ligwn e Kampionwve”, deklaroi Hauge për “Sky”.


Ish-lojtari i Milanit theksoi edhe identitetin e skuadrës norvegjeze, duke nënvizuar faktin se grupi përbëhet kryesisht nga lojtarë vendas.

“Jemi një ekip i përbërë nga shumë futbollistë lokalë dhe ky rrugëtim na bën krenarë. Punojmë shumë për njëri-tjetrin. Sonte ishte një mbrëmje fantastike për ne”, përfundoi Hauge, pas një nate që do të mbetet gjatë në memorien e klubit norvegjez. /Telegrafi/

telegrafi sport app