LAJMI I FUNDIT:

Dy milionë e gjysmë euro për Pishinën Olimpike të Prizrenit

Dy milionë e gjysmë euro për Pishinën Olimpike të Prizrenit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi bashkë me kryetarin e Prizrenit Mytaher Haskuka kanë hedhur gurthemelin e Pishinës Olimpike në Prizren.

Ky projekt, i cili është investim i MKRS-së dhe komunës së Prizrenit ka një kosto prej dy milionë e gjysmë eurosh.

Ministri Gashi e ka cilësuar si investimin më të mirë të MKRS-së dhe ka thënë se Ministria ka ndarë 500 mijë euro për këtë projekt dhe do të ndajë edhe të tjera mjete sipas nevojës.

“Ky projekt ka qenë i paraparë me një kod buxhetor nga mjetet e siguruara prej AKP-së, por meqë ky ligj nuk ka kaluar në Parlament të Kosovës, ne e kemi siguruar një fond tjetër dhe ajo që muaj me garantuar sot komunën edhe punëkryesin, mjetet do t’i kenë të sigurta, veç kërkojmë një dinamikë të përshpejtuar të punimeve në mënyrë që për 36 muaj ky objekt të dorëzohet qytetarëve të Prizrenit, sportistëve të Prizrenit”, ka thënë Gashi.

Ndërsa kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka e ka cilësuar si një projekt të qëlluar dhe ka thënë se bashkë me Ministrinë e Kulturës do të kujdesen që ky projekt të përfundojë në kohën e duhur, siç është paraparë për 36 muaj.

“Vlera e projektit është rreth dy milionë e gjysmë, është pishinë olimpike, është pishinë e mbyllur. Besoj që qytetit të Prizrenit i është nevojitur kjo dhe besoj që do të jetë një ndër objektet i cili do të vizitohet dhe do të përdoret më së shumti nga qytetarët e komunës së Prizrenit por edhe të rrethinës”, ka thënë Haskuka.

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori