LAJMI I FUNDIT:

Dy lojtarë të Barcelonës kanë luajtur çdo minutë në dy muajt e parë të 2024

Dy lojtarë të Barcelonës kanë luajtur çdo minutë në dy muajt e parë të 2024

Një statistikë që dëshmon qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të dy lojtarëve të Barcelonës tashmë ka dalur në pah.

Ky informacion vjen nga mediumi spanjoll Mundo Deportivo, dhe ka të bëjë me dy yjet e Barcelonës, Frenkie De Jong dhe Jules Kounde.


Që të dy lojtarët luajtën një rol kyç në fitoren e thellë të Barcelonës me rezultat 4-0 ndaj Getafes në vikend.

Për më shumë, dyshja kanë mbajtur ‘gjallë’ një rekord me të vërtetë impresiv që jo të gjithë e kanë arritur.

Ashtu siç është raportuar nga Mundo Deportivo, De Jong dhe Kounde nuk kanë pasur as një minutë të vetëm pushim që prej fillimit të vitit 2024.

Që të dy lojtarët kanë filluar nga minuta e parë dhe e kanë kompletuar ndeshjen në 14 përballjet e fundit të Barcelonës në dy muajt e parë të vitit.

Barcelona përballë një mega oferte të klubit nga Liga Premier për De Jong
Lexo po ashtu Barcelona përballë një mega oferte të klubit nga Liga Premier për De Jong

Kjo duke marrë parasysh se ekipi i Xavit ishte përballur me kundërshtar të nivelit të ulët në Kupën e Mbretit në disa raste e deri tek ndeshja me Athletic Bilbaon ku u eliminuan përfundimisht nga kjo garë.

De Jong dhe Kounde në total kanë luajtur plot 1,920 minua me fanellën e Barcelonës, ndërsa nëse marrim parasysh këto statistika që nga fillimi i sezonit atëherë vendin e parë e mban Ilkay Gundogan me 3,018 minuta që në sezonin e tij debutues në Kataloni./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori