LAJMI I FUNDIT:

Dy kandidatët presidencial presin fitore në rrethin e dytë

Dy kandidatët presidencial presin fitore në rrethin e dytë

Asnjë nga kandidatët nuk mblodhi numrin e nevojshëm të votave që të zgjidhet kryetar në rrethin e parë.

Stevo Pendarovski mblodhu 323.892 vota, Gordana Siljanovska Davkova 319.364 vota, ndërsa Blerim Reka 79.921 vota, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Kodit Zgjedhor në rrethin e dytë në garë për kryetar shteti garrojnë Pendarovski dhe Siljanovska Davkova. Pas një gare shumë të ngushtë në rrethin e parë, nga shtabet e kandidatëve presin fitore në rrethin e dytë.

“Presim fitore të bindshme në rrethin e dytë që më në fund Maqedonia të ketë kryetar për të gjithë qytetarë”, deklaroi dje kandidati për kryetar shteti, Stevo Pendarovski.

Ai konfirmoi se pas rezultateve të marra pas përfundimit të rrethit të parë në zgjedhjet presidenciale, s’ka pasur bisedime me partitë opozitare shqiptare dhe se nuk do të shkojë në bisedime për shkak se, siç tha ai, nuk është e nevojshme tregtia politike. Sa i përket mundësisë që të kërkohen votat e kandidatit Blerim Reka, ai përsëriti deklaratën e Rekës në të cilën thuhet se votuesit e parë pas rrethit të parë, janë personalitete me qëndrimin e tyre dhe si të duan le të zgjedhin në rrethin e dytë.

“Dua ta promovoj konceptin tim. Në rrethin e dytë hynë në garë dy koncepte të ndryshme. Njëri koncept për të cilin angazhohemm unë është Maqedoni euroatlantike dhe e integruar dhe brenda e përfshirë nga të gjitha bashkësitë etnike në sistem. Në anën tjetër kemi kocenpt nacionalist të shekullit të 19-të”, tha mes tjerash Pendarovski.

Nga OBRM-PDUKM thonë se rezultatet nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale janë realitet i ri dhe tregues se “qytetarët kanë zgjedhur drejtësi pikërisht për Maqedoninë dhe se pushteti ka pësuar disfatë”.

“Rezultatet treguan se OBRM-PDUKM është forcë politike me besimin më të madh mes qytetarëve dhe se politikat e pushtetit pësojnë disfatë. LSDM si parti politike humb mbështetjen nga qytetarët, dhe këtë e konfirmojnë numrat dhe faktet. Pushteti, posaçërisht, LSDM është e delegjitimuar. Popullu nuk ju beson”, tha Igor Janushev nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori