Procesverbalet e policisë, dy incidente paraprake me delegacionin e presidentes Osmani për refuzim kontrolli të bagazhit personal

Dy incidente paraprake të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit kanë pasur motivet e njëjta, refuzimi për t’i kontrolluar bagazhin në skaner.
Procesverbalet e policisë deri tek të cilat ka arritur Alsat shpjegojnë se pala Kosovare në shtator të vitit kaluar ka refuzuar t’i kontrollohet bagazhi presidentes së Kosovës. Arsyet për këtë refuzim i kanë bazuar në imunitetin diplomatik të presidentes.
“Pasi kanë arritur në sektorin VIP mes personit që ka përgjegjësinë e protokollit të delegacionit dhe shërbimi për siguri në aeroport ka ardhur deri tek keqkuptimi sepse të njëjtit duke u thirrur në imunitetin diplomatik të kryetares nuk janë pajtuar që bagazhi personal i presidentes së Kosovës të kontrollohet në skaner”, thuhet në procesverbalin e datës 16.09.2023.
E njëjta situatë si ajo e 1 gushtit është përsëritur edhe më 9 tetor. Pala kosovare ka pretenduar se falë imunitetit diplomatik, presidentes nuk duhet t’i kontrollohet bagazhi, por që për veprimet e tilla është informuar se mund të refuzohet nga përgjegjësi i fluturimit.
“Pasi kanë arritur në sektorin VIP, personit që ka përgjegjësi sigurinë e delegacionit dhe udhëheqjen e protokollit (që atë ditë ishte personi D.M me numër identiteti 5785) i është thënë (nga delegacioni i Kosovës) se nuk pajtohen që bagazhi personal i presidentes së Kosovës të futet në kontroll skaneri. Arsyet për këtë i kanë bazuar në imunitetin diplomatik të kryetares. Nga ana e kapitenit të fluturimit dhe përfaqësuesit të “Croatia Airlines” duke u thirrur në standardet ndërkombëtare dhe programin kombëtar për siguri i është potencuar se derisa nuk lejoj kontrollin e bagazhit, e njëjta nuk do të pranohet në fluturim”, thuhet në procesverbalin e datës 09.10.2023.
Ditë më parë policia njoftoi zbardhjen e incidentit të 1 gushtit, ndërsa ndaj shefit të sigurimit të kryeparlamentarit Afrim Gashi ka ngritur kallëzim penal për cenim të sigurisë dhe pengim ndaj personit zyrtar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së djeshme në Shkup tha se rasti i takon organeve hetuese dhe nuk duhet polemizuar. Ndërkohë kryeministri, Hristijan Mickoski tha se incidenti nuk do t’i prish raportet mes dy vendeve, por në të kundërtën do t’i ofron edhe më shumë.
Sot për qëndrimet e tyre ka reaguar kabineti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani nga ku kanë theksuar se “Presidentja e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk ka kërkuar tejkalim apo shkelje të procedurave, por respektim të rregullave ndërkombëtare, siç bëhet në të gjithë botën. Sipas kabinetit të Osmanit mënyra se si u trajtua incidenti ndaj Republikës së Kosovës në Shkup gjatë konferencës së djeshme për media, është për keqardhje, sepse sipas tyre i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Republikës së Kosovës./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Liderët e VLEN-it vizitojnë Medresenë “Isa Beu”, Fetahu: Nxënësit e medresesë janë barazuar me nxënësit tjerë

Erëra të forta dhe mundësi për rrufe në disa zona të Kosovës – IHMK paralajmëron kujdes

Kuvendi konstaton pensionimin e Avokatit të Popullit, Naser Ziberi

Izmaku optimiste për marrëveshje me LVV-në: Limaj në krye të Kuvendit, epilogu pritet gjatë fundjavës

Hykmete Bajrami vendos flamurin e NOA-s në ulësen e Albin Kurtit

Dyshimet për spiunazh – arrestohet zyrtari policor në pikën kufitare "Dheu i Bardhë"

Sveçla konfirmon arrestimin e zyrarit policor për spiunazh: Kështu rritet besimi në institucionet e sigurisë

Haxhiu: Kemi vullnet për bashkëpunim me Nismën

Zyrtari i arrestuar për spiunazh, PREVENT: Nuk është rast i vetëm

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë