LAJMI I FUNDIT:

Dy gola për katër minuta – Milani dyfishon epërsinë me Calabrian, Napoli e ngushton me anë të Zielinskit

Dy gola për katër minuta – Milani dyfishon epërsinë me Calabrian, Napoli e ngushton me anë të Zielinskit

Milani ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen e javës së dytë të Serie A ndaj Napolit.

Është mbrojtësi italian, Davide Calabria, i cili ka shënuar një gol të bukur për epërsinë 0-2.


Goli i Calabrias erdhi në minutën e 49-të të ndeshjes.

Ky gol erdhi pas asistimit nga ana e spanjollit Suso.

Megjithatë, Napoli u kthye në lojë duke ngushtuar epërsinë pas vetëm katër minutave.

Ishte Piotr Zielinski, i cili shënoi gol të bukur për 2-1 pas asistimit të Jose Callejon. /Telegrafi/