Kur ndërron një trajner dhe për më shumë idetë e lojës së një cikli të ndërprerë në mes, pa dyshim që miqësoret vlejnë po aq sa ndeshjet zyrtare.
Fundja të ristrukturosh diçka nga e para, të kërkosh ta pasurosh dhe ta përmirësosh atë, është e nevojshme që të kesh “aksesorët” e duhur për t’i dhënë formën që do dhe strukturën e re asaj që kërkon të ndërtosh.
Në këtë aspekt, Kristian Panuçi ka treguar se jo vetëm nuk ka frikë të eksperimentojë, por ndoshta edhe të tentojë diçka më surprizuese, edhe pse fati nuk i është përgjigjur siç ai ka dashur. Përpara miqësores me Turqinë, ai nuk mundi që të ketë në dispozicion lojtarë të rëndësishëm në mesfushë si Amir Abrashi dhe Burim Kukeli, që të dy të dëmtuar, shkruan Panorama Sport.
Ndërkohë, një tjetër që “dha duart”, për një tjetër problem fizik, edhe pse të paralajmëruar, ka qenë edhe Migjen Basha.
Mesfushori i Barit iu bashkua listës së gjatë të mungesave duke hapur kështu një “gropë” të thellë dhe të vështirë për t’u mbushur në pritje të testit të radhës, por nga ana tjetër, trajneri i Shqipërisë i ka lejuar vetes edhe luksin që të mos grumbullojë edhe Ergys Kaçen, ndonëse në gjendje perfekte fizike.
Që Panucci nuk ka frikë nga eksperimentet dhe nuk pranon alibi në lidhje me mungesat, kjo u pa qartë në sfidat e rëndësishme eliminatore ndaj Italisë dhe Spanjës, kur surprizoi bindshëm edhe në zgjedhjet e tij, sepse fundja, siç vetë ai pranoi, “është më tepër sulmues sesa De Biazi” dhe idetë e tyre për futbollin janë totalisht të kundërta.
Por tani duhet parë sesi mund të reagojë një si Panuçi, edhe në një moment alarmi me shumë mungesa, se sa në pritje ndaj Turqisë, ai do të bëjë pa atë që quhej si “garda” e Xhani De Biazit; lojtarë si Abrashi, Basha, Kukeli dhe Kaçe, që kanë mbajtur shpesh mbi shpatulla jo vetëm fatin e mesfushës, por edhe të boshtit të përfaqësueses kuqezi.
Në pritje të ndeshjes me Turqinë, normalisht që ai do të ketë hapësirë edhe për të parë në aksion lojtarë të rikthyer në kombëtare si Lilaj, apo prurje të reja si Ramadani e Qaka, por mbi të gjitha mesfushorin e AEK-ut, Astrit Ajdareviç. Mbi të do të jenë të drejtuara shumica e syve dhe ai mund të jetë një nga titullarët.
Për Turqinë, Kristian Panuçi ka provuar një formacion 4-3-3, një projektim sulmues në kundërsulm, por që mund të transformohet në një 4-5-1 në mbrojtje, me dy krahët e repartit ofensiv që do të ndihmojnë deri në mbrojtje.
Zgjedhjet e para pritet të jenë Berisha në portë; Lenjani, Mavraj, Ajeti e Hysaj në mbrojtje; Xhaka, Lila dhe Ajdareviç në mesfushë dhe Grezda, Sadiku e Roshi në sulm. Ndërkohë, në nxehje dhe shanse për titullarë kanë edhe Latifi në sulm, Aliji e Veseli në mbrojtje, por edhe Strakosha në portë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Jean-Philippe Mateta, golashënuesi i papritur që pushtoi Ligën Premier – e kishin në klub, por nuk llogaritën në të deri tani
“Ai tha se na gënjeu”, Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos
Një bombë 500 kg e pashpërthyer është gjetur afër stadiumit të klubit të Bundesligës
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike
"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën