“Çka po ndodh” quhet bashkëpunimi i reperëve Gold AG dhe Duda me B-Genius që po pëlqehet tej mase nga fansat e tyre.

Videoklipi që është realizuar nga MProduction është publikuar në YouTube vetëm dy ditë më parë dhe tashmë është shikuar mbi 400 mijë herë.


Edhe kjo këngë është një shprehje e mllefit ndaj situatës aktuale të shqiptarëve kudo që ndodhen dhe përmban elemente patriotike.

Në klip përfshihen edhe skena nga arrestimet pas sulmit të policisë maqedonase në Kumanovë. /Telegrafi/