Dy dekada në vatrat e krizës: Fotografitë më të mira të reporteres Lynsey Addario
Nga Kabuli gjer në Kiev, Lynsey Addario ka dokumentuar konfliktet në mbarë botën. Gjatë 20 vjetëve të fundit, më së shumti është përqendruar në problemet e grave. Puna e saj po nderohet me çmim dhe ekspozitë nga Shkolla e Arteve Vizuale në Nju-Jorkut. Përzgjedhjen e fotografive të saj nga ditorja “The Guardian”, Telegrafi e sjell si më poshtë.
Trupat amerikane mbajnë trupin e rreshterit Larry Rougle, i vrarë nga kryengritësit talebanë në një pritë në Luginën Korengal (Afganistan, tetor 2007).
Ukrainasit pastrojnë mbeturinat, pasi një ndërtesë banimi u godit nga raketat në jug të Kievit (shkurt, 2022).
Dyzetvjeçarja Eyerus, nënë e dy fëmijëve, në spitalin “Ayder” në Tigraj – pasi iu nënshtrua sulmeve të shumta seksuale të ushtarëve, gjatë konfliktit në Etiopi.
Më shumë se 100 refugjatë afrikanë nga Gambia, Mali, Senegali, Bregu i Fildishtë, Guinea dhe Nigeria u shpëtuan nga një varkë gome nga marina italiane – në detin midis Italisë dhe Libisë (tetor, 2014).
Zjarrfikësit në luftë me zjarret në Pyllin Kombëtar Lasen (Kaliforni, 2021).
Një grua irakiane ecën nëpër një shtëllungë tymi që ngrihet nga zjarri masiv nga një fabrikë e gazit të lëngshëm, teksa ajo kërkon të shoqin (Basra, Irak, maj 2003).
Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Sudanit, ulen pranë kamionit duke pritur që ai të riparohet, teksa një stuhi rëre afrohet në Darfur (Sudan, gusht 2004).
Një grua 18-vjeçare që do të lind, dhe nëna e saj, të bllokuara në provincën Badakhshan të Afganistan (nëntor, 2009). Gruaja e parë e burrit të saj vdiq gjatë lindjes, kështu që ai kishte vendosur ta çonte tjetrën në spital – katër orë rrugë me makinë, nga fshati i tyre. Makina e tij u prish dhe Addario i dërgoi ato në spital, ku gruaja lindi një vajzë.
Zjarret përgjatë autostradës trans-amazoniane në Brazil (shtator, 2021). Zjarri është forma më e zakonshme e shpyllëzimit – për spastrimin të tokës për prodhim të mishit dhe për hapjen e minierave ilegale.
Një nënë ukrainase kujdeset për të porsalindurin e saj në një repart materniteti që është zhvendosur në bodrumin e një spitali, teksa trupat ruse luftojnë forcat ukrainase në periferi të Kievit (mars, 2022). /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert