LAJMI I FUNDIT:

Dy asistime nga Muriqi, sulmuesi i Kosovës vendimtar në fitoren e Mallorcas ndaj Bilbaos

Dy asistime nga Muriqi, sulmuesi i Kosovës vendimtar në fitoren e Mallorcas ndaj Bilbaos
(Foto: Twitter/Mallorca)

Vedat Muriqi ka qenë vendimtar në fitoren e Mallorcas përballë Athletic Bilbaos (3-2) në Visit Mallorca Estadi.

Vendasit krijuan epërsi të dyfishtë në pjesën e parë të takimit, mirëpo mysafirët arritën t’i barazonin shifrat duke e dramatizuar ndeshjen në fraksionin e dytë.


Megjithatë, Mallorca arriti ta shënonte edhe golin me vlerën tri pikë përmes Takefusa Kubo, porse arkitekt ishte sulmues i Kosovës.

Ai pranoi një top në qendër dhe në përpjekje për t’u shmangur nga lojtarët kundërshtarë, asistoi te bashkëlojtari i tij, i cili e realizoi golin e fitores (88’).

Asistim i mrekullueshëm me kokë nga Muriqi që e nxori bashkëlojtarin përballë portierit
Lexo po ashtu Asistim i mrekullueshëm me kokë nga Muriqi që e nxori bashkëlojtarin përballë portierit

Muriqi ishte asistues edhe në golin e dytë të Mallorcas, kur pas një rivënie anësore, vrapoi drejt qendrës duke e goditur topin me kokë dhe duke e nxjerrë Angel Rodriguezin përballë portierit dhe ai nuk e pati të vështirë vetëm t’ia ndërronte drejtimin topit drejt portës (30’). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori