LAJMI I FUNDIT:

DW: UNMIK do të vazhdojë të mbjellë pemë në Kosovë

DW: UNMIK do të vazhdojë të mbjellë pemë në Kosovë

Në kushtet kur financat e OKB i shkaktojnë dhimbje koke të gjithë drejtuesve, diskutohet edhe buxheti i misioneve paqeruajtëse. Mes tyre edhe buxheti i UNMIK-ut.

Për misionin e OKB-së në Kosovë, UNMIK, buxheti kap nivelin e 37,2 milionë dollarëve.


“Misioni vazhdon për fuqizimin dhe konsolidimin e paqes, sigurisë dhe zbatimin e ligjit në Kosovë dhe rajon”, është argumentimi duke shtuar se “misioni do të vazhdojë aktivitetet për zbatimin e mandatit sidomos promovimin e krijimit të besimit ndërkomunitar”. Po ashtu “në mbjelljen e pemëve dhe aktivitete për rritjen e ndërgjegjes”.

Serbia kërkon që buxheti të mos ndryshojë

Përfaqësuesja e Serbisë, Jelena Plakalovic, theksoi rëndësinë e madhe të prezencës së UNMIK-ut në “Kosovë dhe Metohi”.

Sipas saj, objektivat kryesore të misionit nuk janë arritur, përfshirë kthimin e serbëve dhe të joshqiptarëve të larguar nga Kosova.

Duke folur për sulmet me motive etnike mbi personat e zhvendosur, përfaqësuesja e Serbisë tha se “prezenca e misionit është e rëndësishme për zbatimin e marrëveshjes së arritur në dialogun e Brukselit”.

Ajo insistoi në mosndryshimin e buxhetit, në mënyrë që misioni të përmbushë mandatin.

Lidhur me 24 vende të pazëna pune, ajo tha se Sekretari i Përgjithshëm duhet të ndërhyjë për zënien e këtyre vendeve.

Komiteti i këshilltarëve për çështjet e buxhetit, ACABQ, një organ me 16 vende anëtare, që mblidhet tre here në vit, pati vlerësuar se 24 vende pune të pazëna për dy vjet rresht tek UNMIK, kërkojnë ri-evaluim të situatës dhe identifikim nëse ato duhen vërtet.

Misioni ka gjithsej 355 punonjës, të përbërë nga tetë vëzhgues ushtarak, dhjetë police, 11 punonjës në zyrën e çështjeve politike, 12 në zyrën e çështjeve juridike, 19 për mbështetjen e komunave, 25 në zyrën për zbatimin e ligjit, 6 këshilltarë politikë, 10 në zyrën e komunikimit, 4 në koordinimin ushtarak, 47 në zyrën rajonale në Mitrovicë, 11 në zyrën e OKB në Beograd.

Nga 355 punonjësit, 112 janë staf ndërkombëtar dhe 219 janë punonjës vendas. /DW/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori