LAJMI I FUNDIT:

Duterte, Gjykatës së Hagës: Më arrestoni ose më varni, kurrë nuk do të përgjigjem para të bardhëve

Duterte, Gjykatës së Hagës: Më arrestoni ose më varni, kurrë nuk do të përgjigjem para të bardhëve

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka sfiduar të premten Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) ta burgosë ose ta dënojë për vrasje të supozuara jopublike në luftën e tij kundër drogës, por tha se ai do të refuzojë të bashkëpunojë me të huajt nëse do të gjykohet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, deklaratat e tij ishin të fundit të kundërshtimit ndaj gjykatës në Hagë që nuk ka vendosur ende nëse do ta hetojë atë mbi mijëra vdekje në sulmin e tij, gjatë së cilës aktivistët thonë se janë kryer krime kundër njerëzimit.

“Ju nuk më trembni se do të më burgosni në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Unë kurrë nuk do t’i lejoj vetes t’u përgjigjem të bardhëve”, citohet të ketë thënë Duterte në një fjalim para kadetëve ushtarakë dhe rezervistëve.


“Unë kurrë, kurrë, nuk do t’i përgjigjem asnjë pyetje që vjen nga ju. Janë gjepura për mua. Unë jam përgjegjës vetëm për filipinasit. Filipinasit do të më gjykojnë”.

“Ai shtoi: Dhe nëse më varni për të gjitha ato që bëra, vetëm vazhdoni. Do të jetë kënaqësia ime”.

Duterte ka shpërthyer gjithashtu ndaj Kombeve të Bashkuara pasi organi i saj i të drejtave të njeriut miratoi një rezolutë në korrik për të hetuar abuzimet e pretenduara në Filipine. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët izraelitë hedhin trupat e pajetë të palestinezëve nga ndërtesa - Izraeli nis hetimet pas publikimit të pamjeve rrëqethëse

Ushtarët izraelitë hedhin trupat e pajetë të palestinezëve nga ndërtesa - Izraeli nis hetimet pas publikimit të pamjeve rrëqethëse

Azia
Izraeli vret komandantin e lartë të Hezbollahut - SHBA-ja kishte ofruar shpërblim prej 7 milionë dollarësh për 'kokën e tij'

Izraeli vret komandantin e lartë të Hezbollahut - SHBA-ja kishte ofruar shpërblim prej 7 milionë dollarësh për 'kokën e tij'

Azia
Pasagjerët bërtasin dhe luten ndërsa stuhia tropikale godet aeroplanin në mes të fluturimit në Kolumbi: 'E pamë që nuk do të mbijetonim'

Pasagjerët bërtasin dhe luten ndërsa stuhia tropikale godet aeroplanin në mes të fluturimit në Kolumbi: 'E pamë që nuk do të mbijetonim'

Botë
Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Amerika
Pamje që kanë zemëruar Kremlinin: Dy ushtarë rusë që 'parashikojnë' vdekjen e tyre pasi u grindën me oficerin komandues

Pamje që kanë zemëruar Kremlinin: Dy ushtarë rusë që 'parashikojnë' vdekjen e tyre pasi u grindën me oficerin komandues

Botë
Të paktën tetë të vrarë dhe 59 të plagosur në sulmin e ri izraelit në Bejrut

Të paktën tetë të vrarë dhe 59 të plagosur në sulmin e ri izraelit në Bejrut

Azia
Kalo në kategori