LAJMI I FUNDIT:

Dushku: ‘Krijimi i databazës së sportit në Kosovë’, e rëndësishme për zhvillimin strategjik të sportit në Kosovë

Dushku: ‘Krijimi i databazës së sportit në Kosovë’, e rëndësishme për zhvillimin strategjik të sportit në Kosovë

Në kuadër të projektit “Databaza e Sportit në Kosovë” u mbajt takimi me përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave sportive, për të diskutuar rreth krijimit të një forme sa më të përshtatshme dhe të vlefshme për mbledhjen e të dhënave.

Pjesëmarrëse e kësaj ngjarje ishte edhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku, e cila e ka mirëpritur këtë iniciativë.


“Federata e Basketbollit e Kosovës e ka mirëpritur projektin ‘Krijimi i databazës së sportit në Kosovë’, dhe e vlerëson si shumë të rëndësishëm për procese të ndryshme të zhvillimit strategjik të sportit në vendin tonë. Kjo data bazë do t’i shërbej të gjithë komunitetit të sportit në Kosovë. Andaj Federata e Basketbollit e Kosovës dhe klubet e saj do të jenë në shërbim të MKRS-së nëpërmjet organizatës së kontraktuar nga Ministria për sigurimin e të dhënave për krijimin e kësaj data baze”.

Fillimisht u prezantua projekti dhe draft-forma e paraparë për mbledhjen e të dhënave. Më pas u mirëpritën sugjerimet e të pranishmëve, të cilët me idetë dhe mbështetjen e tyre për projektin ndihmuan që diskutimet të jenë mjaft konstruktive dhe të dobishme.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Agjencia e Statistikave të Kosovës, Komiteti Olimpik i Kosovës, federatat e ndryshme sportive në vend dhe institucionet e arsimit të lartë, të cilët ofruan përkrahjen e tyre gjatë këtij procesi.
Falënderojmë përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit e këtij takimi të cilët iu përgjigjën ftesës sonë dhe kontribuan me diskutimet e tyre!
Duke pasur parasysh rëndësinë e përfaqësuesve të sportit në realizimin e këtij projekti, në vazhdim do të zhvillohen bashkëpunime edhe më të ngushta me Komitetin Olimpik dhe të gjitha federatat sportive të Kosovës, me qëllim të dakordimit dhe lehtësimit të realizimit të këtij projekti.

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori