LAJMI I FUNDIT:

Durant: Nuk munda ta përballoj treshen e Waiters (Video)

Durant: Nuk munda ta përballoj treshen e Waiters (Video)

Një herë fituesi i MVP, Kevin Durant, ka shprehur frustrimin e tij pas treshes fantastike nga Dion Waiters në sekondat e fundit të ndeshjes ku Miami Heat mposhti Golden State Warriors me rezultat 105-102.

Durant mposhti ish bashklojtarët Russell Westbrook, Serge Ibaka dhe James Harden gjatë javës së kaluar, por nuk arriti që ta mposhtë Dion Waitersin, ish organizatorin e Oklahoma City Thunder.


Waiters ndihmoi Miamin që të mopshtë Golden Staten me një treshe fantastike, që Durant s’mundi ta duronte.

“Ai ma bëri me sy pas asaj treshe. S’mund ta përballoj duke hyrë në kosh, por unë qesha pas ndeshjes. Ai luajti për mrekulli”.

“Në momentin që ai erdhi te OKC, unë e përshëndeta dhe e mora afër vetes. Ne patëm një lidhje të mirë. Secilin udhëtim ishim bashkë. Ne kemi pasur një marrëdhënie prej vëllezërsih. Të dy ishim kryeneçë por e bëmë njëri tjetrin më të mirë”.

“Ai po bëhet më i mirë çdo ditë, ka dy ndeshje radhazi me nga 30 pikë dhe dy fitore ndaj skuadrave të mëdha. Është shumë gjë e madhe për të kjo”, deklaroi Durant.

/Telegrafi/