LAJMI I FUNDIT:

DUKE KËRKUAR AMERIKËN

DUKE KËRKUAR AMERIKËN
Ilustrim

Nga: Michael C. Keith
Përktheu: Fadil Bajraj

Në vitet ’80, Craig dhe gruaja e tij e re udhëtuan drejt perëndimit në muajin e mjaltit.


Ai sapo kishte lexuar veprën e Dee Brown, Varrose zemrën time te gjuri i plagosur dhe donte të shfrytëzonte rastin për të vizituar vendin ku shpaloset tema e librit.

Çifti i ri u nis me automobil nga pjesa veriore e Rezervatit indian Pine Ridge që arrin deri te Ndërshtetërorja 90 dhe pas dy orësh pluhuri në një rrugë me zhavorr erdhi në vendin ku 300 pjesëtarë të fisit Lakota Sioux, kryesisht gra dhe fëmijë, u masakruan nga kalorësia amerikane.

Duke pritur të hasnin një pavijon turistik të shndritshëm si ai që sapo  kishin parë në Bjeshkën Rashmore, ata u befasuan kur gjetën një kasollë të ndryshkur, të rrënuar dhe me mbishkrime historike në kajde të grafitit që tregonin për masakrën në një anglishte të sakatosur. Ata ishin të indinjuar që diçka më e përshtatshme nuk ishte ngritur nga qeveria për të përkujtuar një ngjarje kaq tragjike në historinë amerikane.

Kur ata e pyetën një plak fisnor që ishte duke kaluar aty pari në lidhje me këtë, ai u përgjigj: “A do ta kishin lënë çifutët Hitlerin t’u ndërtonte një faltore?”