LAJMI I FUNDIT:

Dukagjini sqaron gabimin që ia humbi tre pikë të vlefshme për inkuadrim në Superligë

Dukagjini sqaron gabimin që ia humbi tre pikë të vlefshme për inkuadrim në Superligë

Klubi i futbollit, Dukagjini ka sqaruar gabimin që ia ka humbur tre pikë në tavolinë kundër Vushtrrisë.

Klinasit kanë inkuadruar lojtarin Granit Elezaj në ndeshjen me Vushtrrinë në Ligën e Parë, por që futbollisti nuk kishte të drejtë të paraqitet shkaku i katër kartonëve të verdhë.


Sipas këtij klubi, ka pasur një gabim teknik në evidencën e protokolleve të ndeshjes së klubit dhe si pasojë ka ndodhur huqja.

FFK i jep fitoren në tavolinë Vushtrrisë, Dukagjini rrezikon ngjitjen direkt në Superligë pas një gabimi amator
Lexo po ashtu FFK i jep fitoren në tavolinë Vushtrrisë, Dukagjini rrezikon ngjitjen direkt në Superligë pas një gabimi amator

“Sipas evidencave të Klubit tonë lojtari i KF Dukagjini, Granit Elezaj me nr. Lic.7 dhe ID002360M96, numrin e kartonëve katër (4) e ka arritur në ndeshjen Vitia-Dukagjini java e 23-të. Evidenca: (javën 1-rë) Dukagjini-Fushë Kosova, (javën e 11-të) Istogu-Dukagjini, (javën e 22-të) Dukagjini-Vllaznia P, (javën e 23-të) Vitia-Dukagjini. Dhe pas ndeshjes ndaj KF Vitia, Futbollisti Granit Elezaj ka pushuar në javën e 24-të në ndeshjen ndaj KF Trepça (dëshmi protokolli i ndeshjes), me këtë rast ka zeruar numrin e kartonëve. Megjithatë nga FFK dhe nga evidenca e protokolleve të ndeshjeve na vërtetohet se nga Klubi jonë është bërë gabim teknik dhe në ndeshjen Istogu-Dukagjini, java e 11-të, lojtari jonë Granit Elezaj nuk figuron i ndëshkuar në protokollin e ndeshjes”, thuhet në njoftim në faqen e klubit në Facebook.

Theksojmë se Dukagjini kishte triumfuar me rezultat 4-3, por që tashmë rezultati zyrtar është 3-0 për vushtriasit.

Ndryshe, tashmë Dukagjini zë pozitën e dytë me 56 pikë, vetëm një më shumë se Besa që është e treta dhe vetëm dy më shumë se Vëllaznimi që është i katërti. Pozitat tre dhe katër çojnë në barazh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Përfaqësueset
Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Premier League
Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

La Liga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

Premier League
Kalo në kategori