LAJMI I FUNDIT:

Dukagjini mposht Malishevën me dhjetë lojtarë

Dukagjini mposht Malishevën me dhjetë lojtarë
Foto: KF Malisheva/Facebook

Dukagjini e ka mposhtur Malishevën me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 9-të në BKT Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Klina filloi mjaftë mirë takimin, duke pasur iniciativën për gol, derisa në minutën e shtatë Mërlaku lëshoi një mundi të qind për qind për gol.

Në minutën e 11-të, u dha karton i kuq për Ardian Hotin, pasi pengoi Mërlakun të dilte ballë përballë më portierin.

Portieri Gashi i Malishevës ishte në krye të detyrës, duke bërë disa pritje fantastike të Januzit dhe më pas të Ahmetit.

Mysafirët më pas rrezikuan përmes Hysenit, por topi u devijua nga mbrojtja kundërshtare në minutën e 44-të.

Në 45minutat e dytë, Dukagjini ishte më kërkues dhe arriti të shënonte dy gola.

Ishte minuta e 69-të kur skuadra nga Klina kaloi në epërsi me anë të Shabanit, që shënoi me kokë nga një asistim i Shalës.

Deri në fund, Dukagjini arriti të shënonte edhe golin e dytë përmes Granit Elezajt, për të marrë tre pikë në kuadër të javës së nëntë.

Pas kësaj xhiroje, Dukagjini është ngritur në vendin e tetë me nëntë pikë, ndërsa Malisheva është në të gjashtin me 12 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
E kryer, Mbappe ka nënshkruar të gjitha dokumentet, do të jetë lojtar i Real Madridit

E kryer, Mbappe ka nënshkruar të gjitha dokumentet, do të jetë lojtar i Real Madridit

La Liga
Pamje nga xhirimi i ngadalësuar, momenti kur Zhang nokatuan me një goditje të tmerrshme Wilderin

Pamje nga xhirimi i ngadalësuar, momenti kur Zhang nokatuan me një goditje të tmerrshme Wilderin

Boks
Kanë kaluar më shumë se 40 vite, kjo ishte skuadra e fundit që e mposhti Real Madridin në një finale të Ligës së Kampionëve

Kanë kaluar më shumë se 40 vite, kjo ishte skuadra e fundit që e mposhti Real Madridin në një finale të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nuk mund ta ndalnin as sigurimi, momenti kur Vinicius Jr u fute në tribunë të tifozëve dhe festonte me ta

Nuk mund ta ndalnin as sigurimi, momenti kur Vinicius Jr u fute në tribunë të tifozëve dhe festonte me ta

Liga e Kampionëve
Zhang merr fitoren më të madhe në karrierë -  nokauton brutalisht Wilderin

Zhang merr fitoren më të madhe në karrierë - nokauton brutalisht Wilderin

Boks
Perez sqaron përfundimisht të ardhmen e Luka Modric

Perez sqaron përfundimisht të ardhmen e Luka Modric

La Liga
Kalo në kategori