LAJMI I FUNDIT:

Dukagjini merr tri pikët e radhës për të ruajtur pozitën e katërt

Dukagjini merr tri pikët e radhës për të ruajtur pozitën e katërt

Dukagjini ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 35-të në Superligëne  Kosovës.

Skuadra e Armend Thaqit e nisi shumë mirë takimin, duke shënuar në minutën e tetë me brazilianin Santosi për 1-0.


Pas gjashtë minutash shënoi edhe Otto John për 2-0, që ishte rezultati i pjesës së parë.


Në fillimin e pjesës së dytë Dukagjini shënoi edhe njëherë, kësaj radhe me Altin Merlakun për 3-0.

Në minutën e 54-të, Trepça ’89 shënoi për të hapur ndeshjen me Erdin Dushin për 3-1.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Dukagjini mori fitoren e radhës që i mban në vendin e katërt me 50 pikë. /Telegrafi/