LAJMI I FUNDIT:

Dukagjini i Dallkut dhe fillimi i sezonit në Superligë: Ndeshjet e para pa fitore, forma e Januzit, kartonët e kuq e gjithçka tjetër për ‘Hithat’

Dukagjini i Dallkut dhe fillimi i sezonit në Superligë: Ndeshjet e para pa fitore, forma e Januzit, kartonët e kuq e gjithçka tjetër për ‘Hithat’

Armend Dallku me Dukagjinin e tij e ka marrë vetëm fitoren e parë në xhiron e shtatë, por duke e mposhtur nënkampionin Dritën me rezultat 2-1.

‘Hithat’ edhe pse ishin me një lojtar më pak, arritën të fitojnë ndeshjen me golat e Ahmed Januzit dhe Henry Chibueze, duke e bërë të pavlefshëm golin e Almir Ajzerajt.

Dukagjini më herët kishte marr tri barazime dhe tri humbje, por nga njohësit e futbollit ishte cilësuar si skuadra më pafat në këtë fillim kampionati, pasi rastet dhe loja e mirë nuk kishte munguar.

Klubi këtë sezon ka ofruar lojtarë të njohur si Ahmed Januzi, Ergyn Ahmeti, Jean Carioca, Bujar Shabani, Ardin Dallku e Kenan Haxhihamza, dhe pritet të ketë fjalën e saj në këtë elitë.

‘Timoneri’ Armend Dallku në një intervistë për Telegrafin, ka folur për të rejat në klub, ecurinë e vështirë, fitoren e parë, sistemin VAR dhe shumëçka tjetër.

Fillimisht ai u ndal te javët e para dhe rezultatet e jofavorshme që e kapluan Dukagjinin, por duke besuar që puna e bërë do të shpërblehet.

“Javët e para nuk ishin me fat për ne, sepse kishim bërë shumë ndeshje të mira mirëpo rezultati nuk ka qenë i kënaqshëm, por ne kemi besuar shumë tek puna jonë si staf, tek puna e futbollistëve, tek puna e klubit dhe të gjithë na kanë përkrahur, pasi kemi pasur besim se rezultatet janë çështje kohe. Kjo pasi thuajse në të gjitha ndeshjet i kemi dominuar kundërshtarët si me vrapim, si me raste të krijuara dhe këtu ka qenë besimi jonë qe rezultatet shpejtë do të vijnë”, ka deklaruar fillimisht Dallku për Telegrafin.

Dallku beson që skuadra e tij do të duhej të kishte pikë më shumë, në bazë të ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa veçon ato ku Dukagjini luajti vërtetë mirë.

“Po kemi merituar më shumë pikë në ndeshje me Feronikelin (1-0), Prishtinën (2-1), Ulpianën (0-0), fut këtu edhe Gjilanin (0-0). Besoj që në këto ndeshje kemi merituar më shumë sepse i kemi dominuar kundërshtarët. Me Feronikelin minimumi barazim, me Prishtinën po ashtu, me Ulpianën kemi merituar fitore, ndërsa me Gjilanin thuajse ndeshja ka qenë e barabartë, por ne kemi pasur disa raste thuajse 100 për qind”, nënvizoi vushtrriasi.

Dallku u ndal edhe te sistemi VAR, ku skuadra e tij këtë fillim sezoni ka qenë më e ndëshkuara, sidomos me kartonë të kuq, kur në katër raste e kanë mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë.

“Jo nuk jemi te kënaqur ne si klub për mënyrën se si po e transmetojnë VAR-in kundër nesh. Po jemi për VAR sepse është shpëtim për futbollin. Këtu duhet përshëndetur punën e FFK-së që e ka mundësuar sistemin VAR të jetë në Kosovë, mirëpo kam përshtypjen që nuk po shikohet VAR-i për të gjithë njësojë. Kemi tre kartonë të kuq si ekip, ku thuajse asnjeri nuk ka qenë për karton te kuq. Rasti i Januzit, e shkel topin pastaj në inercion e sipër goditet kundërshtarin. Rasti i Shabanit ndëshkohet me karton të kuq pastaj komisioni e anulon kartonin sepse ishte i pa drejt. Edhe e fundit, Basri ndëshkohet me karton të kuq, ku është 100 për qind pozitë jashtë loje edhe gjyqtari rreth 5 minuta konsultohet me VAR edhe në fund shkon e shikon vetë edhe merr vendim të gabuar. Po shpresoj të jenë gabime teknike dhe të përmirësohen në të ardhmen, sepse është gjynah gjithë kjo punë e FFK-së dhe te gjithë akterve tjerë për ta sjell VAR-in tek ne dhe ne të kemi ende polemika”, deklaroi Dallku për Telegrafin.

Tutje Dallku shton se është shumë i kënaqur me punën që lojtarët e tij janë duke e bërë deri më tani.

“Jam shumë, shumë i kënaqur me të gjithë grupin, sepse thuajse jemi familjarizuar mes vete edhe rezultati, shënimi dhe pranimi i golave, dhe gjithçka tjetër shpërndahet në të gjithë ekipin”, nënvizoi ai.

Ahmed Januzi është një nga sulmuesit më të mirë në kampionat, ndërsa ndaj Dritës e shënoi golin e dytë këtë kampionat. Dallku ka vetëm fjalë të mira për ‘bomberin’ e skuadrës së tij.

“Cilësitë e Januzit nuk diskutohen. Kemi sulmuesin më të mirë në ligë. Edhe ne edhe Ahmedi kemi qenë shumë të qetë për shënimin e golave, sepse ai përveç që shënon, krijon hapësira dhe mundësi për bashkëlojtarët të shënojnë. Ne në këtë drejtim kemi qenë shumë të qetë”, pohoi trajneri.

Fituesi i Kupës së Kosovës me Prishtinën, ka pasur fjalë të mirë në fund për Drenicën dhe Malishevë, që e kanë nisur shumë mirë kampionatin.

“Të gjithë rivalët janë të denjë për Superligë dhe ketë vit kampionati është shumë i luftuar. Nuk diskutohet ecuria e Drenicës dhe Malishevës. Janë për çdo kompliment. Nuk besoj që dikush ka zhgënjyer pasi që është ende herët të vihet në një konkluzion të tillë”, përfundoi Dallku.

Dukagjini në fundjavë luan ndaj Llapit në Merdarë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori