Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për radion italiane Kiss Kiss Napoli, ku ka folur për disa tema të ndryshme, që nga kombëtarja shqiptare, te rikthimi i tifozëve në stadiume dhe rizgjedhjen e Gravinës si Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit.
“I kam dërguar urimet e mia me rastin e rizgjedhjes së tij si President i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravinës. Jam i lumtur që ai do të mund të vazhdojë punën e tij në krye të federatës edhe për një mandat tjetër, sepse jam i sigurt se ai do të kryejë më së miri detyrën e tij dhe do të ndihmojë futbollin italian të zhvillohet edhe më shumë”, – tha Duka, teksa i pyetur edhe në cilësinë e anëtarit të Komitetit ekzekutiv të UEFA-s, ai shprehet se mungesa e të ardhurave nga biletat e ndeshjeve ka goditur klubet evropianë, ndërsa shpreson që pas Anglisë edhe vendet e tjera të nisin zbutjen e masave kufizuese në futboll, duke lejuar një pjesë të spektatorëve në tribuna.
“Bilanci financiar i klubeve evropiane është negativ pa spektatorë në stadiume: ka më pak sponsorë dhe më pak reklama. Bilanci sportiv nuk është i keq, po shkon mirë, ekipet po luajnë dhe nga pikëpamja sportive nuk kanë humbur shumë. Spektatorët në stadiume? Kjo nuk është diçka që varet nga UEFA, por nga autoritetet shtetërore të secilit shtet. Në Angli kanë vendosur ta ndërmarrin këtë hap, ne shpresojmë që të ndodhë së shpejti edhe në pjesën tjetër të Evropës. Shpresa, pra, është që ‘Euro 2020’ të luhet me 50 për qind të spektatorëve në tribuna. Që finalet e Euro2020 të luhen vetëm në Angli është një mundësi: kanë mbetur edhe 4-5 muaj, le të shohim nëse situata do të ndryshojë ose përndryshe Anglia do të jetë një mundësi”, – thekson kreu i FSHF-së.
Duke folur për arbitrimin në ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, presidenti Duka shprehet se të gjithë mund të bëjnë gabime dhe se nuk ka asnjë tendencë ndaj klubeve italiane. Gjithashtu, ai shpreson që kombëtarja shqiptare të bëjë një paraqitje të mirë në ndeshjet zyrtare të muajit mars.
“Nuk ka asnjë sinjal, askush nuk është kundër klubeve italiane. Gjyqtarët mund të bëjnë gabime ashtu si gabojnë futbollistët apo trajnerët. Përkundrazi, skuadrat italiane pëlqehen nga të gjithë dhe nuk jam dakord me ata që thonë se janë në shënjestrën e gjyqtarëve. Madje, unë do të shtoja se të gjitha klubet e ndryshme evropiane ndonjëherë ankohen. Gabimet e gjyqtarëve janë thjesht pjesë e lojës. Jam i lumtur që lojtarët shqiptarë po luajnë mirë me ekipet e tyre përkatëse, shikoni për shembull paraqitjen e Gjimshitit të mërkurën me Atalantan. Shpresojmë që të bëjmë një paraqitje të mirë me ndeshjet zyrtare të muajit mars”, – shtoi Duka.
Në fund, Duka ka komentuar edhe thashethemet për një ofertë të pretenduar të Napolit për trajnerin kuqezi, Edoardo Reja, duke mohuar kategorikisht këtë opsion. “Reja te Napoli në vend të Gattuzos? Unë i kam dëgjuar këto thashetheme, por nuk di asgjë. Napoli nuk më ka kontaktuar kurrë dhe Reja nuk më ka thënë gjë për mundësinë e të bërit një punë të dyfishtë si trajneri i Shqipërisë dhe i Napolit. Por dua ta bëj të qartë, që është një mundësi për t’u përjashtuar kategorikisht: nuk mund të bëhet, një trajner nuk mund të jetë në një ekip kombëtar dhe në një klub në të njëjtën kohë. Nuk mund të ndodhë ”, – tha Duka.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe