LAJMI I FUNDIT:

Duka dhe Reja komentojnë rrugën drejt Gjermania 2024: Short i fortë, Evropiani objektivi jonë

Duka dhe Reja komentojnë rrugën drejt Gjermania 2024: Short i fortë, Evropiani objektivi jonë

Shorti i eliminatoreve të Kampionatit Evropianin 2024, që do të luhet në Gjermani, ka zbardhur sot rivalët e Shqipërisë, që është pozicionuar në Grupi E së bashku me Poloninë, Republikën çeke, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Në përfundim të shortit në Frankfurt ka dhënë një prononcim për median edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ishte i pranishëm në këtë ceremoni së bashku me trajnerin e Kombëtares, Edoardo Reja.


Duke folur për rivalët Presidenti Duka u shpreh se kualifikimi për në fazën finale është një objektiv real, por theksoi se skuadra duhet ta tregojë në fushë veten pasi nëse e merr lehtë mund të dështojë.

“Të gjitha skuadrat janë të mira, i pranueshëm. Grupi B dhe C ishin të vështirë, në grupin tonë mund të luhen ndeshjet dhe mund të bësh çdo rezultat. Është real objektivi për të qenë pjesë e Euro 2024. Nuk mund të mendosh nga shorti që je kualifikuar, por duhet të shohësh fushën. Kur kemi marrë shortin për Euro 2016, menduam se ishte i pakalueshëm, por ia dolëm”.

“Tani nëse mendojmë se është një grup i lehtë atëherë do të bëjmë më keq se më parë. Janë skuadra të forta, Polonia është pjesëmarrëse në Botëror, edhe Moldavia e Ishujt Faroe janë në rritje, – tha Duka, duke folur më tej edhe për diferencat në grup: “Moldavia dhe Ishujt kanë diferencë nga Polonia e Çekia, po të ishin më të forta do të ishte më mirë, pasi objektivi i tyre tashmë do të jetë Shqipëria. Grupi me pesë është më pak impenjativ dhe nuk kam pishman për skuadrën e gjashtë për shkak të përfitimit financiar, e dëshiroja të ishim në një grup me pesë”, tha Presidenti i FSHF-së.

Komenti i Edy Rejës – Për shorti e fazës eliminatore të Euro 2024 ka dhënë një koment edhe trajneri i përfaqësueses kuqezi Edoardo Reja, i cili u shpreh se kundërshtarët janë të vështirë dhe se kemi shanse për t’u kualifikuar, pasi shorti na shmangu përballjen me emra të mëdhenj të Europës.

“Janë skuadra që i njohim, janë skuadra të vështira, por mund të përballemi me ta. Kemi mundësi të mira me të gjitha këto skuadra nëse do të jemi në gjendje të mirë dhe nuk do të kemi mungesa si kohët e fundit. Polonia është e fortë, kjo dihet, por do të garojmë me Çekinë për vendin e dytë.

Duhet të jemi të kënaqur me këtë grup, pasi kemi evituar emra të mëdhenj. Edhe Çekinë e njohim, pasi jemi përballur me ta në miqësore vitin e kaluar. Por, ne do të hasim vështirësi nëse do të luajmë si vitin e kaluar. Duhet të shmangim gabimet në ndeshjet e fundit”, tha Reja.

Në fund një koment edhe për të ardhmen e tij në stolin kuqezi: “Presidentin këtu e keni. Në fillim të përfundojë kontrata që kam, më pas do të ulemi të bisedojmë me Presidentin Duka. Për momentin duhet të punojmë, të mbyllim kontratën që kemi dhe më pas do të ulemi të flasim për të ardhmen”, deklaroi Reja.

Edhe Presidenti Duka theksoi se në momentin e duhur do të ulet me trajnerin Reja për të diskutuar vazhdimësinë: “Këtu sot jemi për shortin dhe më pas do të diskutojmë për vazhdimin, siç e kemi bërë gjithnjë me trajnerin. Do të bisedojmë për më të mirën e Shqipërisë”.

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Kalo në kategori