LAJMI I FUNDIT:

“Duhet të flasësh të paktën tre gjuhë dhe të luash në tre pozicione”, Fernandinho zbulon sekretet e Guardiolës

“Duhet të flasësh të paktën tre gjuhë dhe të luash në tre pozicione”, Fernandinho zbulon sekretet e Guardiolës

Pep Guardiola është një nga trajnerët më të mirë. Për shumë njerëz, më i miri. Trajneri i Manchester Cityt po lufton këtë sezon për të fituar tre trofetë me ekipin e tij.

Pas fitores së Ligës Premier, këtë të shtunë ata mund të ngrenë trofeun e FA Cup nëse mposhtin Manchester United në finale. Dhe të shtunën e ardhshme ai mund të mbyllë rrethin nëse fiton Ligën e Kampionëve. Për ta bërë këtë, ‘Qytetarët’ do të duhet të mposhtin Interin.


Një nga ata që e njeh më mirë Guardiolën është ish-mesfushori dhe kapiteni i Cityt, Fernandinho, i cili ka zbuluar disa sekrete në një intervistë për The Athletic.

“Më bëre të dashurohem sërish me futbollin”, publikohet video e bisedës së fundit e Fernadinhos me Guardiolën
Lexo po ashtu “Më bëre të dashurohem sërish me futbollin”, publikohet video e bisedës së fundit e Fernadinhos me Guardiolën

“Yaya Toure thoshte: “Ka dy gjëra që duhet për të luajtur për Guardiolën. Duhet të flasësh të paktën tre gjuhë dhe duhet të jesh në gjendje të luash të paktën tre pozicione të ndryshme. Kuptoje këtë dhe ti”. Do të jetë një ose dy hapa përpara, nga të gjithë të tjerat”, ka thënë fillimisht Fernandinho, i cili kaloi disa vite nën urdhrat e trajnerit.

“Ai është një trajner brilant, i cili teston lojtarët e tij. Shikoni John Stones, një qendërmbrojtës që është transferuar në mesfushë këtë sezon. Shikoni ata mbrojtësit e krahëve. Shihni se si ata janë përshtatur me praninë e Haaland.

Shumë gola të tjerë

Intervistuesi ishte Alan Shearer, një legjendë e Anglisë dhe Ligës Premier, të cilit Fernandinho i tha se me Guardiolën do të kishte shënuar shumë gola të tjerë në karrierën e tij.

Guardiola: A e dini sekretin e suksesit tim? Unë do të ju them
Lexo po ashtu Guardiola: A e dini sekretin e suksesit tim? Unë do të ju them

“Jam i sigurt se nëse do të kishit Pepin si trajner, do të kishit shënuar edhe më shumë, dyfish apo trefish gola”.

“Pep të bën të kuptosh se futbolli është më i lehtë nga sa mendon. Ai ka fuqinë t’ju bindë, t’ju tregojë, t’ju mësoj çdo ditë në stërvitje, në takime dhe, mbi të gjitha, gjatë ndeshjeve, se gjithçka që ju thoni do të bëhet, do të ndodhë”, përfundoi ish-mesfushori brazilian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori