eksperti-banner

Me fillimin e Kampionatit Botëror 2026, edhe TV Dukagjini sjell për shikuesit emisionin special “Dueli Botëror”, i cili do të transmetohet çdo mbrëmje gjatë gjithë turneut më të madh të futbollit.

Nën moderimin e Ndrec Gjonajt dhe Kadrie Canollit, emisioni do të ofrojë analiza, diskutime, komente dhe gjithçka që ndodh në Botërorin 2026, me fokus te ndeshjet, yjet e turneut dhe momentet më interesante të ditës.


Si zakonisht, pjesë e panelit do të jenë dy nga analistët më të njohur të futbollit në vend, Faruk Statovci dhe Liridon Leci, të cilët do të analizojnë në detaje zhvillimet e Kampionatit Botëror dhe performancat e kombëtareve pjesëmarrëse.

Megjithatë, organizatorët kanë rezervuar edhe një surprizë për publikun. Mysafiri i tretë i përhershëm i panelit ende nuk është zbuluar, ndërsa nga TV Dukagjini bëjnë të ditur se emri i tij do të prezantohet në ditët në vijim.

“Dueli Botëror” premton të jetë adresa kryesore për të gjithë adhuruesit e futbollit gjatë Kupës së Botës 2026, duke sjellë analiza profesionale, debate interesante dhe të ftuar specialë çdo mbrëmje. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app