LAJMI I FUNDIT:

Dubai po bëhet një kriptozonë

Dubai po bëhet një kriptozonë

Qendra Botërore e Tregtisë së Dubait do të bëhet një zonë dhe rregullator gjithëpërfshirës për asetet virtuale dhe kriptovalutat, duke përfshirë asetet dixhitale, produktet, operatorët dhe shkëmbimet, pasi miratimi i investimeve të tilla nxitin ritmin ekonomik në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Autoriteti do të hartojë gjithashtu një ekosistem gjithëpërfshirës për sektorin, tha të hënën Zyra e Medias në Dubai. Masa është në përputhje me përpjekjet e qeverisë për të krijuar sektorë të rinj ekonomikë dhe për të nxitur përfshirjen financiare.


DWTC do të bashkërendohet me sektorin privat. Ai do të zbatojë standarde rigoroze për mbrojtjen e investitorëve, do të trajtojë pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit si dhe do të gjurmojë transaksionet ndërkufitare në sferën e aseteve virtuale dhe kriptomonedhave, raporton reuters.

“Hapi vazhdon të përshpejtojë pozitën e Dubait si një qendër kryesore globale për biznesin, tregtinë dhe teknologjinë. Qendra Botërore e Tregtisë do të ofrojë dhe mbikëqyrë një kuadër të ri rregullator të klasit botëror të politikave legjislative dhe të zbatimit të aseteve virtuale”, thanë autoritetet, transmeton Telegrafi.

Njoftimi i DWTC është në përputhje me iniciativat e Emirateve të Bashkuara Arabe për të ndihmuar bankat dhe institucionet e tjera financiare të adoptojnë teknologji të epokës së re brenda sektorit dhe të menaxhojnë çdo rrezik që rrjedh nga prezantimi i tyre.

Oreksi i investitorëve për tokenat dixhitale dhe kriptovalutat është rritur përkundër pandemisë COVID-19 pasi që njerëzit po kërkojnë të investojnë paratë e tyre që i kanë si rezervë.

Zonat e lira në Dubai dhe Abu Dhabi kanë prezantuar një kornizë të avancuar për të inkurajuar sipërmarrësit në hapësirën e kriptove që të krijojnë shkëmbime, ndërkohë që përcaktojnë rregulla për të mbrojtur konsumatorët.

Banka Qendrore e Emirateve të Bashkuara Arabe nuk pranon apo njeh asnjë kriptomonedhë në vend, ku dirhami mbetet mjeti i vetëm ligjor i vendit.

Ndryshe, tregu global i kriptomonedhave vazhdon të ruajë fuqinë, ku ka kapital prej më shumë se 2.14 trilionë dollarë që nga e hëna, sipas CoinMarketCap.

Tregu ndërkombëtar për NFT-të – një lloj aseti kriptosh që përdor blockchain për të regjistruar statusin e pronësisë së objekteve dixhitale, me vetëm blerësit e tyre që kanë statusin e certifikuar të të qenit pronarë – arriti në 22 miliardë dollarë javën e kaluar, i ndihmuar nga rritja e manisë së koleksionistëve. /Telegrafi/