LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa vjen me poza atraktive nga shtrati

Dua Lipa vjen me poza atraktive nga shtrati
Dua Lipa (Foto: Instagram/dualipa)

Këngëtarja Dua Lipa është mjaft e pëlqyer nga publiku dhe në llogarinë e saj personale, Instagram, numëron mbi 30 milionë ndjekës.

Ylli botëror së fundmi ka publikuar disa fotografi mjaft atraktive nga shtrati, teksa shihet e veshur me një fustan të shkurtër.


Zeshkania në këto imazhe ka marrë pëlqime dhe komente të ndryshme nga fansat e saj të shumtë të cilët e përcjellin kudo.

View this post on Instagram

way past my bedtime

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on May 30, 2019 at 11:00pm PDT

Ajo aktualisht është duke punuar në albumin e dytë në karrierë dhe për këtë ka ndërprerë të gjitha koncertet.

Lipa edhe këtë vit do jetë e pranishme në festivalin “Sunny Hill”, por që këtë herë nuk do të performojë para publikut shqiptar.

Ndër tjerash, Dua po shijon edhe romancën e saj disa vjeçare me modelin Isaac Carew. /Telegrafi/