LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa uron të dashurin e saj për ditëlindje: Gjithçka me ty është më mirë

Dua Lipa uron të dashurin e saj për ditëlindje: Gjithçka me ty është më mirë
Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid (Foto: Instagram)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, këtë muaj ka festuar njëvjetorin e lidhjes me modelin Anwar Hadid.

Dyshja po vazhdojnë të kalojnë çaste të lumtura përkrah njëri-tjetrit dhe së fundmi artistja e njohur ka përzgjedhur fjalët më të bukura për të uruar partnerin me rastin e ditëlindjes.


Ajo ka publikuar një sërë imazhesh krah tij në Instagram, derisa është mjaft e lumtur për harmoninë që kanë krijuar së bashku.

Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid (Foto: Instagram)

“Urime ditëlindjen për dashurinë time, dritën time. Gjithçka me ty është më e mirë”, ka shkruar ajo.

Imazhet në fjalë e paraqesin çiftin shumë të lumtur dhe duke shprehur dashurinë e madhe në çdo moment.

Dua Lipa si "Pipi Çorapëgjata" në paraqitjen e fundit, bashkë me të dashurin nisin xhirimet e kllipit të ri
Lexo po ashtu Dua Lipa si "Pipi Çorapëgjata" në paraqitjen e fundit, bashkë me të dashurin nisin xhirimet e kllipit të ri

Të njëjtit po ashtu për disa muaj kanë qenë të izoluar së bashku në Londër për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Ndërkohë tani pas lehtësimit të masave, Dua dhe Anwar janë parë duke shkuar në një studio muzikore ku pjesëmarrës në këngën e re do jetë edhe i dashuri i saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori