Ajo së fundmi u largua nga Milano pasi shijoi Javën e Modës atje.

Dhe Dua Lipa dukej e pabesueshme teksa ndau një seri fotografish mahnitëse në Instagram të mërkurën, shkruan DailyMail.


Këngëtarja, 26 vjeçe, shfaqi figurën e saj të mrekullueshme trupore teksa pozonte me një bluzë të shkurtër shumëngjyrëshe që nxirrte në pah barkun e saj të tonifikuar.

dualipa 243294985 4396087203840120 441517361855946493 n

Duke pozuar në një ballkon, Dua gjithashtu veshi një palë xhinse të zeza ndërsa ajo i la flokët e saj brune të binin lirshëm mbi supet e saj.

Në një veshje tjetër, interpretuesja e hitit “Break My Heart” kishte veshur një mini fustan blu të kaltër me një stil të bardhë.

dualipa 243506833 3166905996966004 5360153736300706940 n

E veshur me rrobat e saj të veçanta, këngëtarja gjithashtu kishte një gjerdan flutur blu dhe jeshil.

Në një fotografi tjetër, Dua vuri në lëvizje pulsin teksa veshi një mini fund të thurur dhe byzylyk të përshtatshëm.

dualipa 243252740 2786466608310137 7689910763386282158 n

Dua kohët e fundit ka qenë e zënë me xhirimet e filmit të ardhshëm të zhanrit thriller, “Argylle”.

Xhirimet për filmin e regjisorit Matthew Vaughn mendohet të kenë filluar muajin e kaluar.

dualipa 243294655 591115818895339 4203636160287651473 n

Dua do të luajë së bashku me: Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, Catherine O'Hara, John Cena dhe Samuel L. Jackson në filmin me yje, i cili bazohet në romanin me të njëjtin emër të Ellie Conway. /Telegrafi/

dualipa 243447921 456422732300852 1119263058902427420 n Foto: Dua Lipa/Instagram