LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa tashmë është përfshirë në frymën vendore, publikon video duke kënduar hitin e madh “Kaçurrelja”

Dua Lipa tashmë është përfshirë në frymën vendore, publikon video duke kënduar hitin e madh “Kaçurrelja”
Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka arritur në Kosovë, ku do të jetë pjesë e Festivalit Sunny Hill, në të cilin do të interpretojnë emra të njohur të muzikës botërore dhe vendore.

Ajo ka mbajtur një konferencë për shtyp në Prishtinë duke treguar se është shumë e emocionuar për performancën që do ta ketë në festival, ndërsa në rrjetet sociale, ajo ka lënë të kuptohet se tashmë është përfshirë në frymën shqiptare.


Në disa video të publikuara në InstaStory, 22-vjeçarja është shfaqur duke e kënduar së bashku me shumë të tjerë, hitin e madh “Kaçurrelja”.

Lajmet për Dua Lipën
Lexo po ashtu Lajmet për Dua Lipën

Atyre iu është bashkuar edhe frontmeni i dikurshëm i grupit “Oda”, babai i këngëtares, Dukagjin Lipa.

Ndër vite janë kënduar versione të shumta të këngës “Kaçurrelja”, e cila i ka qëndruar kohës dhe është pëlqyer nga të gjitha gjeneratat. Muharrem Qena është i pari që e ka kënduar këtë këngë të paharruar.

Festivali Sunny Hill do të mbahet në datat 10, 11 dhe 12 gusht në parkun e Gërmisë, ku do të performojnë emrat e elitës muzikore shqiptare, por edhe botërore.

Natën e parë do të këndojë Dua Lipa, ndërsa para saj do të performojë edhe Stanaj.

Natën e dytë ylli kryesor është Action Bronson, ndërsa para tij është reperi shqiptaro-amerikan Gashi, i cili është pjesë e Roc Nation, labelit të reperit të njohur amerikan, Jay Z.

Kurse, për natën e fundit të festivalit, është i ftuar DJ i famshëm, Martin Garrix. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Kendrick interpretoi diss-in kundrejt Drake në Super Bowl - në atë moment doli në skenë edhe Serena, e cila thuhet se ka qenë në lidhje me të

Magazina
Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori