LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa shpjegon se pse nuk e nisi karrierën e saj në Kosovë: Ndjeja se nuk kishte asnjë mënyrë që të depërtoja

Dua Lipa shpjegon se pse nuk e nisi karrierën e saj në Kosovë: Ndjeja se nuk kishte asnjë mënyrë që të depërtoja
Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke zhvilluar turneun e saj botërore, “Future Nostalgia”.

Pas një sërë koncertesh të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo ka zbarkuar më në fund në Evropë dhe pritet ta përmbyllë turneun në fund të këtij viti në Australi.


Ajo në një intervistë të fundit me Rachel Martin të Morning Edition nga ndalesa e turneut të saj në Glasgow, foli për sukseset e saj në arenën ndërkombëtare, ku sigurisht nuk harroi të përmendte edhe periudhën kur jetoi në Kosovë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Dua u shpreh se ishte adoleshente kur vendosi të ri-largohej nga Kosova, pas një kthimi që kishin bërë familja e saj kur ajo ishte 11 vjeçe.

Dua emocionohet nga mikpritja e fansave në koncertin e parë në Londër pas dy vitesh: Bukur të kthehesh në shtëpi
Lexo po ashtu Dua emocionohet nga mikpritja e fansave në koncertin e parë në Londër pas dy vitesh: Bukur të kthehesh në shtëpi

Lipa tha se e pati të pamundur nisjen e karrierës së saj në vendlindje, pasi ndjente se duhej të ndodhej në Londër, në mënyrë që të depërtonte në tregun e huaj.

“Kur jetoja në Kosovë nga mosha 11 deri në 15 vjeç, më pëlqente të merresha me muzikë, por thjesht ndihesha se nuk kishte asnjë mënyrë që të mund të depërtoja përmes zhurmës pa qenë në një vend ku gjithçka ndodhte. Ndihesha sikur duhej të isha në Londër për ta bërë realitet ëndrrën time. Kjo është ajo që ndjeva se duhej të bëja dhe ku duhej të isha”, tha Lipa.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ajo gjithashtu nuk u ndal pa treguar se sa i vështirë ishte transferimi nga Mbretëria e Bashkuar në Kosovë, në vitin 2009.

“Unë isha shumë i emocionuar për atë. Kur je në Londër në moshën 11-vjeçare, mbaron klasën e gjashtë dhe më pas do të shkosh në një shkollë të mesme. Të gjithë miqtë e mi do të shkonin në shkolla të ndryshme, dhe në vend që të shkoja në një shkollë tjetër, unë do të shkoja në një vend tjetër. Shqipja ishte gjuha ime e parë, e flisja në shtëpi dhe më pas anglishtja ishte diçka që bëja në shkollë dhe flisja me miqtë e mi. Ishte thjesht një periudhë shumë interesante dhe emocionuese e jetës sime. Isha gjithashtu shumë e emocionuar nga ideja që njerëzve nuk do t’iu dukej emri im Dua aq i çuditshëm sa në Londër”, u shpreh këngëtarja e hitit “Levitating”.

Pas kthimit të saj në Angli, bukuroshja me origjinë shqiptare nisi të ngjisë majat e suksesit me publikimin e disa projekteve muzikore që rezultuan të suksesshme, ku e para që i dha një shtysë të fortë drejt depërtimit ishte kënga “Be the one”. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Rita Ora nuk njihet në Aeroportin e Sydneyt, ndërsa endet me maskë dhe syze në fytyrë

Rita Ora nuk njihet në Aeroportin e Sydneyt, ndërsa endet me maskë dhe syze në fytyrë

Magazina
Raporti i

Raporti i "Freedom House": Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kalo në kategori