Në edicionin e 72-të të Festivalit të Filmit në Kanë nuk ka munguar as këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Bukuroshja 23-vjeçare bëri një arritje të bujshme të mërkurën, gjersa mori pjesë në një darkë private të organizuar nga Alejandro Agag për të festuar premierën e "And We Go Green".


Artistja shqiptare është paraqitur në një fustan të zi transparent, derisa e kishte kombinuar me aksesorë mjaft të veçantë.

59734099 716823162084971 5379730891436126462 n Dua Lipa në Festivalin e Filmit në Kanë (Foto:Instagram/dualipa)

5 166 Dua Lipa në Festivalin e Filmit në Kanë (Foto:Getty Images/Guliver)

Kujtojmë që Lipa tash e sa kohë ka ndalur koncertet pasi që është duke punuar në projektet e reja muzikore të albumit të ri.

Një këngë e re nga Dua pritet të publikohet shumë shpejt para fansave të shumtë që ajo numëron. /Telegrafi/