Dua Lipa u pa me një dukje të thjesht teksa doli nga hoteli i saj në New York për t'u nisur drejt aeroportit të enjten (1 dhjetor).

Këngëtarja, 27 vjeçe, kishte veshur një xhaketë sportive të gjelbër nën një xhaketë lëkure të zezë, të cilën e bashkoi me një palë pantallona të zeza të gjera.


Ajo mbante një çantë të kaltër në pjesën e përparme të saj dhe mbronte sytë pas një palë syze dielli të errëta.

65146601 11492263 image a 149 1669924850990

Ylli i pop-it zgjodhi një palë atlete të rehatshëm të bardha dhe mbante një kapele bejsbolli të New York Yankees.

Ylli i lindur në Londër nga prindër shqiptar,  u zhvendos me familjen e saj në Prishtinë pasi Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por më vonë u rikthye në Londër si adoleshente për të ndjekur një karrierë në muzikë.

65146591 11492263 image a 145 1669924832121

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj e cilësoi atë si një ‘vajzë të thjeshtë’ që i ka bërë ‘krenari të madhe’ vendit.

“Është kënaqësi e veçantë të pres sot artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por është edhe një vajzë e thjeshtë, që na ka dhënë krenarinë më të madhe neve, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë në botë. Rinia shqiptare është shembull dhe burim frymëzimi për ju dhe ju keni treguar se ëndrrat mund të arrihen duke punuar më shumë”, tha Begaj.

65146597 11492263 image a 144 1669924335913

“Nesër festojmë 110 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe sot është mbajtur mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës. Arti ndonëse nuk ka lidhje me politikën, ai i bashkon të gjithë njerëzit dhe me artin tuaj na keni bërë bashkë në këtë vit jubilar! Me këtë rast, kam kënaqësinë t'ju jap shtetësinë shqiptare”, u shpreh presidenti i Shqipërisë.

Pas ceremonisë, këngëtarja e “Levitating” u shfaq në rrjetet sociale për të njoftuar miliona ndjekësit e saj në Instagram për lajmin teksa falënderoi Presidentin dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

64984185 11492263 Honour Dua Lipa has been granted Albanian citizenship for her ro a 153 1669925015851

“Faleminderit President Bajram Begaj dhe kryetaren Erion Veliaj për këtë nderë. Mora shtetësinë time shqiptare!”, ka thënë Dua.

Ylli i muzikës gjithashtu mbajti një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej” në Tiranë më 28 nëntor. /Telegrafi/

64984183 11492263 Heritage The singer 26 was born in London to Kosovar Albanian pa a 158 1669925045033