Ajo është parë duke shijuar jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi u zhvendos në Kaliforni për të qenë më afër të dashurit të saj, Anwar Hadid.

Dhe Dua Lipa vërtetoi se ajo do të vazhdojë ende me partnerin e saj, meqë të njëjtit shijuan një darkë në “The Brothers Sushi” në Los Angeles të mërkurën në mbrëmje.


Muzikantja 24 vjeçare u shfaq e veshur në një triko rozë, teksa modeli 21 vjeçar mbështillte krahët rreth saj në daljen nga darka.

32181190 8647569 image a 72 1597933984276 Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Backgrid)

Duke theksuar fizikun atraktiv, artistja me origjinë shqiptare zgjodhi një korset që e bëri të dukej edhe më në formë.

Lipa dukjen e kompletoi me një palë pantallona të bardha e po ashtu mbante maskën si masë kryesore preventive ndaj COVID-19.

Anwar, ndërkohë, dukej i thjeshtë me një bluzë ngjyrë të gjelbër të errët e me pantallona ngjyrë bordo.

32181188 8647569 image a 73 1597933986634 Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Backgrid)

Shëtitja e tyre vjen pas shpërnguljes së Duas nga Londra në Amerikë, për të qenë më afër partnerit të saj.

The Sun raportoi që krijuesja e hitit “One Kiss” është zhvendosur në ShBA për shkak të frikës se ajo nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë marrë parasysh gjendjen me coronavirus.

Është pohuar se artistja me origjinë nga Londra është zhvendosur në një pronë marramendëse në Beverly Hills afër familjes së Anwar, përkundër faktit se rrethi i saj i brendshëm janë të gjithë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

31956972 8642285 Business with pleasure The media personality recently marked a r a 4 1597851540757 Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: YouTube)

Këngëtarja theksoi se ishte e vështirë për të marrë një vendim të tillë, por ajo duhej të karantinohej sa herë që udhëtonte.

Megjithatë, një burim pranë saj potencoi se jeta në Amerikë do jetë më e mirë për të edhe në anën profesionale. /Telegrafi/

31794970 8642285 Smitten The One Kiss hitmaker has upped sticks and travelled acr a 3 1597851540747 Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Instagram)