Dua Lipa ka marrë vëmendjen menjëherë pas mbërritjes në Francë për Festivalin e Filmit në Kanë.

Këngëtarja publikoi disa fotografi në Instagram ku shfaqej duke pozuar me humor gjatë perëndimit të diellit, ndërsa ndezte një cigare me ndihmën e një miku.


Artistja kishte zgjedhur një fustan të shkurtër argjendi me xixa që i nxirrte në pah linjat elegante, të kombinuar me çizme të gjata stileto.

Gjatë ditës, Dua u fotografua edhe në momentin e mbërritjes në Kanë, e rrethuar nga sigurimi ndërsa përshëndeste fansat që e prisnin.

Për paraqitjen e saj në Rivierën Franceze, ajo kishte zgjedhur një fustan gjysmë transparent në ngjyrë vjollcë të errët dhe taka rozë të ndezura.

Kjo paraqitje vjen pak kohë pasi këngëtarja kaloi disa ditë pushimi në Afrikën e Jugut me të fejuarin e saj, Callum Turner.

Sipas mediave britanike, çifti po planifikon një dasmë intime gjatë kësaj vere dhe po përpiqen ta mbajnë ceremoninë larg vëmendjes së madhe mediatike. /Telegrafi/