LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa shan shqip në emisionin e famshëm “Late Night” të Seth Meyers

Dua Lipa shan shqip në emisionin e famshëm “Late Night” të Seth Meyers

Dua Lipa, e njohur për muzikën e saj ndërkombëtare dhe prejardhjen shqiptare, u bë pjesë e një segmenti në emisionin e natës vonë “Late Night” me Seth Meyers ku ajo habiti dhe argëtoi audiencën me zbulimin e një fjale të fortë në gjuhën shqipe.

Gjatë pjesës “Day Drinking” të emisionit, ku të ftuarit dhe Meyers pinë dhe bëjnë lojra, Dua u pyet të ndante një fjalë të fortë në gjuhën e saj amtare.


Ajo, pa hezituar, zgjodhi shprehjen “Ta q*fsha nonën” dhe ia përktheu Meyersit në anglisht si “F*ck your mother”.

(Ndiqni këtë moment nga minutazhi 12:40)

Ndërsa të dy e shpërthenin në të qeshura, Meyers provoi të përsërisë shprehjen disa herë, duke shkaktuar më shumë të qeshura në studio.

Mes përgatitjeve të kokteleve dhe bisedave, ylli diskutoi për projektin e saj muzikor më të fundit, këngën “Houdini”.

Dua Lipa shfaqet me stil në Japoni, teksa vëmendje merr varësja e saj me simbolin e kryqit
Lexo po ashtu Dua Lipa shfaqet me stil në Japoni, teksa vëmendje merr varësja e saj me simbolin e kryqit

Ajo ishte veshur në stil të veçantë me një xhaketë të kuqe dhe të zezë që pasqyronte energjinë dhe personalitetin e saj në skenë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

“Late Night” ka mirëpritur shumë yje në rubrikën e saj të pijes, përfshirë emra si: Lizzo, Rihanna, Kelly Clarkson, Lorde, Post Malone dhe madje edhe nënën e Seth Meyersit.

Dua Lipa përndryshe së fundmi u nominua për çmimin “Kënga e Vitit” në ‘Grammy Awards 2024’, për hitin e saj “Dance the Night”, e cila është kolona zanore e filmit senzacion të këtij viti, “Barbie”. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori