LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa reagon pas pritjes së Anglisë në Kosovë

Dua Lipa reagon pas pritjes së Anglisë në Kosovë

Kosova dje (e diel), ishte nikoqire e Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’, të cilën e humbi me rezultat 0-4.

Megjithatë, lirshëm mund të thuhet se rezultati nuk ishte edhe aq i rëndësishëm sa mikpritja që kosovarët i bën Anglisë.


Pas kësaj ndeshjeje, ata që falënderuan Kosovën për mikpritje ishin edhe faqja zyrtare e kombëtares së Anglisë, përmes një postimi të publikuar në rrjete sociale.

Dua Lipa reagon pas pritjes së Anglisë në Kosovë (Foto: Instagram)

Ky falënderim i tyre i bëri përshtypje edhe këngëtares Dua Lipa, e cila ka ripostuar fotografinë e Anglisë në InstaStory të saj, përshkrimi i së cilës ishte, “Faleminderit, Kosovë”.

Të gjitha lajmet nga Rita Ora
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

Veç tjerash, edhe këngëtarja Rita Ora ka reaguar rreth lojës, duke i uruar fat të dy skuadrave, madje i ka quajtur dy shtëpitë e saj.

(Foto: Instagram/ritaora)

Artistet me prejardhje nga Kosova deri më tani kanë arritur suksese të mëdha në karrierën e tyre muzikore, duke rrëmbyer çmime mjaft të rëndësishme e po ashtu tashmë kanë pushtuar edhe të gjitha platformat muzikore.

Ajo çfarë është më e rëndësishme – dy yjet botërore nuk i harrojnë asnjëherë rrënjët dhe janë mjaft të lumtura që janë me prejardhje shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Andrew Tate: Anulova një takim me një vajzë sepse doja ta kaloja ditën me qenin tim

Andrew Tate: Anulova një takim me një vajzë sepse doja ta kaloja ditën me qenin tim

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Kalo në kategori