Dua Lipa, artistja me prejardhje shqiptare, po bën bujë në industrinë muzikore ndërkombëtare.

Derisa po korrë sukses të madh, edhe postimet në rrjete sociale nuk janë të pakta nga ana e saj.


Kështu, në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja ka ndarë disa imazhe të shkrepura më parë.

Ajo shihej me familjarët e saj në det, kurse ajo çka u vu re më shumë është lindja e diellit.

"Më mungon të zgjohen për lindjen e diellit", ka shkruar ajo në përshkrim.

Ndërkohë u theksuan edhe tiparet e formësuara trupore të artistes, ndërsa ajo shfaqej me bikini.

Dua përndryshe është nominuar së fundmi edhe në disa kategori në "Brit Awards 20211". /Telegrafi/