Këngëtarja me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke qëndruar këto ditë në Itali.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria.


ddua 2

Të shtunën, Dua e nisi mëngjesin me një fotografi mjaft provokuese, të cilën e ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Veshur me bikini ngjyrë vjollcë, këngëtarja shqiptare vuri në pah linjat e saj atraktive, ndërsa pozoi para pasqyrës.

"Mirëmëngjesi", shkroi Lipa në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

Përndryshe, javën e ardhshme, Dua do të jetë në Kosovë për të ndjekur nga afër performancën e kolegëve në festivalin "Sunny Hill", të cilin e organizon i ati i saj. /Telegrafi/