LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa në numrin e ri të Revistës “GQ”, flet për diskriminimin që iu bëhet femrave në muzikë

Dua Lipa në numrin e ri të Revistës “GQ”, flet për diskriminimin që iu bëhet femrave në muzikë

Dua Lipa ka diskutuar pabarazinë gjinore në industrinë e muzikës në një intervistë të fundit për Revistën GQ.

Princesha e muzikës pop, 24 vjeçare, tregoi në këtë intervistë presionet e ndryshme të vendosura mbi artistët mashkuj dhe femra, ndërsa pozonte për numrin e ri të Revistës “GQ”, e cila në edicionin e muajti qershor i kushtohet NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar) dhe të gjithë punëtorëve të tjerë kryesorë.


Muzikantja ka thënë gjithashtu gjatë intervistës se ndjehet krenare për albumin e saj të dytë “Future Nostalgia”, i cili u publikua muaj më parë, shkruan DailyMail.

Pavarësisht se është një nga interpretuesit me fitimin më të lartë në Mbretërinë e Bashkuar, krijuesja e hitit “New Rules” beson se ka ende një çekuilibër midis trajtimit të këngëtarëve meshkuj dhe femra.

Ajo insistoi që është e përkushtuar të inkurajojë femrat e tjera që të marrin role jo konvencionale në muzikë, veçanërisht në prapaskenë.

Dua tha: “Ekziston një problem masiv – që ndoshta fillon në shkolla – në të cilat vajzat nuk inkurajohen domosdoshmërisht të luajnë në shumë instrumente mashkullore, nuk inkurajohen me të vërtetë të hyjnë në regji-produksion, ndërsa burrat natyrisht mund të shkojnë në atë rrugë”.

“Shoqëria ime më e afërt përbëhet nga vajzat. Unë gjithmonë e ndiej se është më e lehtë të flasësh me vajzat dhe jam më e hapur rreth energjisë femërore”, tha Dua për “GQ”.

Në mars, këngëtarja e hitit “One Kiss” publikoi albumin e saj “Future Nostalgia” një javë më herët para datës zyrtare, për shkak të një rjedhje ilegale që ndodhi në internet.

Dua deklaroi në intervistën e re: “Më duhej të krijoja një album për të cilin isha vërtet krenare, pa mendimin e njerëzve të tjerë”. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori