Këngëtarja Dua Lipa është cilësuar si një nga sensacionet e këtij viti, gjersa 2016-tën vet këngëtarja e cilëson si më të suksesshim deri më tani.

Ajo ka krijuar me mijëra fansa dhe si shkas i kësaj, Dua numëron shumë ndjekës në rrjetet sociale.


Dua është mjaft aktive në internet, dhe nuk heziton që herë pas here të publikojë fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, në një fotografi të publikuar në Instagram Story nga i dashuri i saj Isaac Carew, është treguar se këngëtarja i është përkushtuar sot gatimit.

Ajo nuk ka bërë të ditur se çfarë ka dashur të gatuajë, por nga imazhet e fotos vërehet se këngëtarja ka shtrerë petët për të gatuar diçka me brum.

Dua Lipa duke shtrerë petët. Foto nga Instagram Story. Dua Lipa duke shtrerë petët. Foto nga Instagram Story.

Mbase Dua mund të ketë përgatitur një gatim tradicional, ngase prejardhja e saj është e njohur për gatimet me brumëra. /Telegrafi/