LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa lë prapa të gjithë, konkurron me pesë nominime në Brit Awards

Dua Lipa lë prapa të gjithë, konkurron me pesë nominime në Brit Awards
(Foto: Getty Images)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, udhëheq nominimet për edicionin e sivjetmë të Brit Awards me pesë nominime, duke përfshirë edhe garën për albumin më të mirë.

Hitbërësja e këngës “New Rules”, e cila ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme në vitin 2017, konkurron edhe në kategoritë për këngëtaren më të mirë, videoklipin më të mirë, depërtimin më të madh britanik dhe këngën më të mirë.


(Foto: Getty Images)

Ajo ia ka dalë ta lë pas vetes edhe Ed Sheeranin, i cili është i nominuar në katër kategori.

Dua Lipa në kategorinë e femrave shpallet mbretëreshë, ka albumin më të mirë për vitin 2017
Lexo po ashtu Dua Lipa në kategorinë e femrave shpallet mbretëreshë, ka albumin më të mirë për vitin 2017

Nga ana tjetër, me nga tri nominime garojnë J Hus dhe Rag’n’Bone Man.

(Foto: Getty Images)

Të gjithë të përmendurit konkurrojnë në kategorinë për albumin më të mirë britanik, ndërsa krahas tyre garon edhe Stormzy me “Gang Signs and Prayer”.

(Foto: Getty Images)

Theksojmë se hiti “New Rules” i Duas është rrugës për të arritur një miliard shikime në YouTube, aktualisht është shikuar afro 900 milionë herë.

“Pesë nominime në Brit Awards! A është kjo e mundur! Shkojmë 2018… Videoja më e mirë britanike është me votime publike prandaj cicëroni #BRITVIDDUALIPA”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.

Është interesante se gara për videoklipin më të mirë përfshin edhe tre ish-anëtarë të “One Direction” që konkurrojnë me njëri-tjetrin, Harry Styles, Zayn Malik dhe Liam Payne.

Edicioni i sivjetmë i Brit Awards zhvillohet më 21 shkurt dhe shqiptarët do të kenë shumë arsye për ta ndjekur. /Telegrafi/