LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa krenohet me numrin e njerëzve në koncert, Rita Ora sërish ia kujton që nuk ka arritur t’ia thyejë rekordin e saj

Dua Lipa krenohet me numrin e njerëzve në koncert, Rita Ora sërish ia kujton që nuk ka arritur t’ia thyejë rekordin e saj

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ditë më parë mbajti një koncert gjigant në Tiranë.

Ajo performoi më 28 nëntor në qendër të kryeqytetin shqiptar me rastin e festës flamurit dhe kremtimit të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.


Por mbi koncertin në fjalë janë ngritur polemika të shumta për numrin e njerëzve pjesëmarrës, për të cilin sipas faqeve të fansave të Duas ka qenë mbi 250 mijë dhe një rekord i thyer ndaj këngëtares Tina Turner 1998, e cila kishte mbledhur shumë njerëz në një koncert të jashtëm.

Rita Ora dhe Dua Lipa "përplasen" virtualisht me njëra-tjetrën se cila pati më shumë publik në koncertet në Tiranë dhe Prishtinë
Lexo po ashtu Rita Ora dhe Dua Lipa "përplasen" virtualisht me njëra-tjetrën se cila pati më shumë publik në koncertet në Tiranë dhe Prishtinë

Vet Dua e ka mbështetur këtë, duke publikuar në rrjetet sociale disa fotografi nga koncerti, në mbishkrimin e të cilave ka theksuar: “94 shfaqje në të gjithë botën në një vit me përfundim në Tiranë, Shqipëri me rreth 200 mijë njerëz, shfaqja jonë më e madhe solo ndonjëherë në Ditën e Pavarësisë”.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Por mbi një deklaratë të tillë kanë reaguar fansat e Rita Orës bashkë me këngëtaren, duke shkruar se në fakt ka qenë Rita ajo qԯ ka thyer rekordin e Tina Turnerit me pjesëmarrjen masive të njerëzve në koncertet e saj në Prishtinë dhe Tiranë.

Vet Rita e rishpërndau së fundmi në InstaStory një njoftim të faqeve të fansave ku citohej: “Koncerti falas në Tiranë 2022 dhe Prishtinë 2018 është tani koncerti më i madh i një artisteje femër në histori me mbi 500 mijë spektatorë të kombinuar (200 mijë në Tiranë dhe 300 mijë në Prishtinë), duke ia kaluar rekordit të Tina Tuner në vitin 1988”.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“Wow, unë nuk e dija këtë”, shkroi Rita në mbishkrimin e fotografisë, duke ia bërë me dije në formë ironie Duas se në fakt ajo nuk e ka thyer rekordin.

Rita dhe Dua pavarësisht prejardhjes së njëjtë dhe sukseseve të ngjashme që kanë pasur në arenën ndërkombëtare, nuk arritën kurrë që të krijojnë një raport as sa për “sy e faqe”. /Telegrafi/

Rita Ora në koncertin në Prishtinë, 18 shkurt 2018 (Foto: Armend Nimani/AFP via Getty Images)

Dua Lipa në koncertin në Tiranë, 28 nëntor 2022 (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Magazina
Kalo në kategori