LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa humb baraspeshën, rrëzohet gjatë një performance në Milano

Dua Lipa humb baraspeshën, rrëzohet gjatë një performance në Milano

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka nisur turneun e saj për “Future Nostalgia” prej disa muajsh.

Ajo tashmë ka performuar në një sërë vendesh e skena të mëdha dhe së fundmi ishte në Milano.


Artistja e famshme ka filluar spektaklin e rrethuar nga një grup kërcimtarësh, teksa ishte e veshur në një kostum rozë.

26-vjeçarja ka mahnitur publikun me performancën, megjithëse jo çdo gjë shkoi siç duhet.

E njëjta është përballur me një incident të vogël duke humbur baraspeshën në momentin që po interpretonte “Be The One”.

Dua Lipa dhe Calvin Harris bashkohen për një projekt të dytë muzikor - publikohet të premten
Lexo po ashtu Dua Lipa dhe Calvin Harris bashkohen për një projekt të dytë muzikor - publikohet të premten

Sidoqoftë, këtë e ka tejkaluar menjëherë me ndihmën e njërit prej balerinëve që po qëndronte pas zeshkanes.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta ditën e sotme (e premte) do të publikojë një këngë të dytë me yllin botëror, Calvin Harris.

Pas “One Kiss”, ata janë bashkuar për hitin e radhës që quhet “Potion”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori