Dua Lipa e cila është shumë e pëlqyer nga mijëra fansa për këngët e saj, duket se së fundmi ka ndërmarrë një veprim të çuditshëm.

Këngëtarja shqiptare po ashtu është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, teksa në atë Instagram numëron 34.9 milionë njerëz, e në po të njëjtin rrjet ajo ka fshirë të gjitha fotografitë.


Duke mos zbuluar asgjë më shumë, 24-vjeçarja nuk ka lënë asnjë foto profili, teksa në faqen zyrtare të saj gjendet vetëm faqja e fondacionit, "Sunny Hill".

72189935 378638246352464 4818904558233190400 n e1571034556445 Dua Lipa fshin të gjitha fotografitë nga Instagrami (Foto: Instagram)

Nuk dihet arsyeja që ka çuar këngëtaren në këtë veprim, megjithëse duket se ylli shqiptar ka vendosur të ketë më shumë privatësi.

E njëjta së fundmi performoi në edicionin e 20-të të “The New Yorker Festival”, në Manhattan, ku atë natë paralajmëroi edhe projektin e radhës, deri në publikimin e albumit të saj të dytë, që pritet të lansohet këtë vit.

GettyImages 960657498 Dua Lipa (Foto: Kevin Winter/Getty Images)

Dua këtë vit është shpërblyer me dy çmime “Grammy”, atë për “Artisten e re më të mirë” dhe “Këngën më të mirë elektronike”, për këngën “Electricity” në bashkëpunim me Diplon dhe Mark Ronson.

Ditë më parë po ashtu Spotify e shpall albumin e Dua Lipës si albumin më të suksesshëm të një artisteje femër, të të gjitha kohërave. /Telegrafi/