LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa fotografohet pranë një mashkulli të panjohur gjatë pushimeve të saj në Itali

Dua Lipa fotografohet pranë një mashkulli të panjohur gjatë pushimeve të saj në Itali

Ajo aktualisht është duke mbajtur turneun e saj “Future Nostalgia” në mbarë shtetet e botës.

Dhe Dua Lipa dukej në humor të mirë teksa rrinte në pishinë me miqtë e saj ndërsa ishte në një pushim të merituar në Portofino, Itali të martën.


Këngëtarja 26 vjeçe, shfaqi figurën e saj trupore në bikini me lule shumëngjyrëshe, teksa rrezitej në diell, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “New Rules” i la flokët e saj brune në valë të lirshme poshtë shpatullave, ndërsa kishte vendosur edhe një palë vathë.

Dua Lipa shfaqet me shumë stil rrugëve të Firences, ndërsa endet mes njerëzve
Lexo po ashtu Dua Lipa shfaqet me shumë stil rrugëve të Firences, ndërsa endet mes njerëzve

Ylli dukej në disponim teksa u ul në një shezlon me një shok mashkull, ku merrte poza të ndryshme për kamerën.

Dua është parë duke pozuar për një ‘selfie’ me një mik tjetër, ndërsa bisedonte edhe me një mikeshë tjetër, gjithashtu të veshur me bikini.

Lipa filloi turneun e saj “Future Nostalgia” në Amerikë në muajin shkurt, dhe pas koncerteve të saj aktuale në Itali, do të shkojë në Spanjë, Finlandë dhe Norvegji.

Pas një pushimi veror, këngëtarja do të udhëtojë në tërë globin duke performuar në vende të ndryshme deri në nëntor, ku koncertin e fundit të turneut do ta ketë në Perth të Australisë.

Artistja me origjinë shqiptare ka publikuar gjithashtu së fundmi këngën e saj të re “Potion” me Calvin Harris dhe Young Thug.

Kënga e re shënon herën e dytë që Dua dhe Calvin, 38 vjeç, punojnë së bashku pas super hitit të tyre të vitit 2018, “One Kiss”.

Bashkëpunimi i tyre i parë qëndroi për tetë javë në vendin e parë dhe fitoi çmimin “Kënga e vitit” në Brit Awards 2019. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Dua dhe Dugi shihet teksa mbërrijnë së bashku në Aeroportin e Neq Yorkut, për Samitin

Dua dhe Dugi shihet teksa mbërrijnë së bashku në Aeroportin e Neq Yorkut, për Samitin "Time 100"

Magazina
Kalo në kategori