Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundmi ndodhet në Meksikë.

Ajo ka vizituar Mexico City-n së bashku me shoqërinë e saj, ndërsa kanë shkuar në atë që njihet si “Casa Organica”.


Teksa vizitoi shtëpinë e famshme të Meksikës, 25-vjeçarja nuk ka hezituar që të ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale edhe disa fotografi.

dualipa 218179096 859278921668637 6260717379161766141 n

Së fundmi, Dua publikoi në Instagram disa imazhe të reja, ku dukej mjaft atraktive e veshur me një fund të shkurtër dhe një xhaketë me ngjyra pastel.

Me flokët e saj të zeza dhe një palë syze të verdha, artistja me origjinë nga Kosova është dukur edhe më tërheqëse në këto fotografi.

dualipa 218924162 357744462586308 8192743180652230512 n

Dua përndryshe vazhdon ende të shijojë sukseset e albumit të saj të fundit “Future Nostalgia”, i cili u publikua vitin e kaluar.

Vetëm një muaj më parë, artistja shqiptare solli edhe klipin e një prej këngëve më të suksesshme të albumit, “Love Again”.

dualipa 218210719 507358557209107 5999000997564082716 n

“Future Nostalgia” përndryshe vazhdon të mbetet ndër albumet më të dëgjuara të vitit edhe këtë vit në platformat: Spotify, YouTube, Apple Music e shumë të tjera. /Telegrafi/

dualipa 217888339 900481987346772 8201600380522336522 n Foto: Dua Lipa/Instagram