Ajo është zhvendosur në Los Angeles për të qenë afërt me të dashurin e saj Anwar Hadid.

Por Dua Lipa u pa në Londër të mërkurën ndërsa po dilte për të marrë pak ajër të pastër në minutën e fundit para mbylljes të së enjtes.


Këngëtarja 25 vjeçare, dukej shik e veshur me një xhaketë të madhe ngjyrë krem dhe xhinse të thjeshta, shkruan DailyMail.

duj1

Dua i shtoi pamjes së saj hijeshi me një palë çizme të zeza dhe mbante një çantë të gjelbër pranë.

duj2

Krijuesja e hitit “New Rules” kishte vënë një maskë me lule në fytyrë dhe një palë syze dielli të zeza, teksa i mbante flokët e kapura lartë.

Dua dukej në humor të mirë ndërsa ishte në gjendje të dilte jashtë për një shëtitje.

duj3

Paraqitja e saj në Londër vjen pasi The Sun raportoi se ajo u zhvendos në ShBA për të jetuar me partnerin e saj për shkak të frikës se ajo nuk do të ishte në gjendje të udhëtonte andej-këndej për shkak të pandemisë coronavirus.

duj4

Është pohuar se artistja e lindur në Londër është zhvendosur në një pronë të bollshme në Beverly Hills pranë familjes së Anwarit, pavarësisht nga fakti se rrethi i saj i ngushtë janë të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

duj5

duj6

duj7

duj8