Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa prej ditësh ma nis turneun botëror “Future Nostalgia”.

Koncertin e radhës, ylli i muzikës pritet ta mbaj sonte (18 shkurt) në Boston të Amerikës, ndërsa para fillimit të tij ka publikuar disa imazhe të reja.


Përmes llogarisë së saj në Instagram ku ndiqet nga më shumë se 79 milionë ndjekës, Dua u shfaq e veshur me shumë stil.

dualipa 274279000 136903265484356 7140499567928323079 n Foto: Dua Lipa/Instagram

E veshur e tëra në të zeza të kombinuar me bizhuteri dhe makijazh të lehtë në fytyrë, këngëtarja e hitit “Levitating” duke e mahnitshme në paraqitjen e radhës.

dualipa 274106663 1072067316685659 7644043733266710872 n Foto: Dua Lipa/Instagram

“B është për Boston – shihemi sonte”, ka shkruar 26-vjeçarja në mbishkrimin e imazheve, ndërsa nuk munguan komentet e shumta nga ana e adhuruesve të saj të shumtë.

dualipa 274191048 152628947122583 7726375109092540497 n Foto: Dua Lipa/Instagram

Ndryshe, turneu që nisi më 9 shkurt më Miami është planifikuar të zhvillohet në qytete të ndryshme të botës dhe pritet të përfundojë në muajin nëntor në Australi. /Telegrafi/

dualipa 274254695 697644264572464 4766628484265185509 n Foto: Dua Lipa/Instagram

dualipa 274099994 344753950711748 449434157520247586 n Foto: Dua Lipa/Instagram