LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa dhe Shakira në mesin e yjeve që pritet të performojnë në ceremoninë e Kupës së Botës në Katar?

Dua Lipa dhe Shakira në mesin e yjeve që pritet të performojnë në ceremoninë e Kupës së Botës në Katar?

Një nga momentet më të pritura të çdo Botërori po afrohet gjithnjë e më shumë: Ceremonia e hapjes.

Hapja e kampionatit në Katar 2022 do të zhvillohet të dielën më 20 nëntor në stadiumin Al Bayt në qytetin Jor.


Ende nuk dihet zyrtarisht se cilët do të jenë këngëtarët, megjithatë FIFA pret të vulosë pjesëmarrjen e grupit BTS dhe sipas mediave të ndryshme, dhe Shakira mund të jetë sërish në ceremoninë e hapjes.

Sipas Marca, këngëtarja kolumbiane do të hapë Kupën e Botës së bashku me Dua Lipën dhe anëtarët e BTS, të cilët do të debutojnë në skenën hapëse të Kupës së Botës.

FIFA nuk e ka konfirmuar ende lajmin, por thashethemet kanë filluar të përhapen dhe fansat tashmë po imagjinojnë se sa spektakolar do të jetë shfaqja para ndeshjes Katar-Ekuadori, që është e para që nisë Botërorin.

Foto: Getty

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Shakira bën hapjen e një Kampionati Botëror, pasi ajo kishte performuara në Kupën e Botës në Afrikë në 2010 dhe këndoi këngën zyrtare të atij viti “Waka Waka”.

Në anën tjetër, edhe Dua Lipa më parë ishte bërë pjesë e një ceremonie hapjeje të kampionatit të futbollit.

Foto: Getty

Artistja 27-vjeçare hapi finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2018 që u zhvillua në Kiev të Ukrainës.

Kur kanë mbetur pak më shumë se një muaj deri në fillimin e Kampionatit Botëror mbetet për të t’u parë se kush prej yjeve të muzikës do të performojë në ceremoninë e hapjes. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori