eksperti-banner

Të sapomartuarit Dua Lipa dhe Callum Turner po shijojnë muajin e mjaltit nën diellin e Italisë, pas dasmës së tyre luksoze që raportohet se kushtoi rreth 1.7 milionë euro.

Çifti u pa më herët këtë javë në hotelin luksoz San Domenico Palace në Taormina, pranë Catania-s, dhe më pas duke u shëtitur dorë për dore nëpër rrugët piktoreske të qytetit.


Shumë njerëz e njohin hotelin si vendin ku u xhirua sezoni i dytë i serialit të njohur The White Lotus, falë pozicionit të tij spektakolar mbi shkëmbinj dhe pamjes mahnitëse drejt Malit Etna.

Dua dhe Callum mbërritën të hënën pasi udhëtuan nga Palermo, ku kishin kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni disa ditore të mbushur me të ftuar të famshëm, mes tyre Charli XCX, Elton John dhe Mark Ronson.

Madje, sipas raportimeve, Elton John i këndoi çiftit ndërsa ata shkëmbenin betimet martesore.

Hotel San Domenico Palace, që shërbeu si lokacioni kryesor i sezonit të dytë të “The White Lotus”, është një nga hotelet më prestigjioze në Itali dhe ka një histori të pasur me mysafirë të famshëm ndër vite, përfshirë edhe shkrimtarin Oscar Wilde.

Ky hotel i rrjetit Four Seasons ndodhet në qytetin kodrinor të Taorminës, pranë Detit Jon. Një suitë aty mund të kushtojë mbi 4,000 euro për natë.

I vendosur pranë vreshtave, një teatri të lashtë grek dhe fshatrave mesjetare, qëndrimi i Duas dhe Callumit përkoi edhe me nisjen e klubit veror të leximit të hotelit, i cili këtë vit u fokusua në listën e librave të rekomanduar nga platforma e këngëtares, Service95.

Dua, 30 vjeçe, dhe Callum, 36 vjeç, njihen si adhurues të mëdhenj të letërsisë. Madje, në dasmën e tyre në Palermo ishte vendosur edhe një bibliotekë simbolike që pasqyronte dashurinë e përbashkët të çiftit për librat.

Burime pranë çiftit thanë se Dua ishte e veshur me pantallona të zeza dhe me flokët e kapura bisht, ndërsa ata shoqëroheshin në mënyrë diskrete nga një truprojë. Në një moment, ata u ndalën edhe për të bërë fotografi me fansat.